Kurti vizitoi sektorin Kundër Dhunës në Familje në Policinë e Kosovës
Kryeministri, Albin Kurti kaa vizituar sot Sektorin kundër Dhunës në Familje, ku qendër e vizitës së kryeministrit ishin përkushtimi institucional për eliminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe dh
Kryeministri, Albin Kurti kaa vizituar sot Sektorin kundër Dhunës në Familje, ku qendër e vizitës së kryeministrit ishin përkushtimi institucional për eliminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe dhunës në familje, si dhe veprimet konkrete nga Policia e Kosovës.
Përmes një komunikate bëhet e ditur se ai ka ritheksuar se dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk është çështje private, por çështje e sigurisë publike e shoqërore, andaj duhet edhe reagimi i të gjithëve.
Në këtë takim u diskutua për rëndësinë e koordinimit ndërmjet institucionet relevante si: Policia e Kosovës, prokuroria, gjykatat, mbrojtësit e viktimave, qendrat për punë dhe mirëqenie sociale, strehimoret dhe organizatat e grave.
Në vizitën e realizuar së bashku me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Zëvendësministren e Drejtësisë, Nita Shala, njëherit Koordinatore nacionale kundër dhunës në familje, dhe me udhëheqësen e Agjencisë për Barazi Gjinore në Zyrën e Kryeministrit, Edi Gusia, kryeministri u njoftua nga Zëvendësdrejtori i përgjithshëm për Operativë i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, rreth angazhimit dhe planeve për parandalimin e dhunës në familje.
Gjithashtu u theksua se është shumë e rëndësishme që autoritetet përkatëse për mbrojtjen e viktimave të dhunës, të ofrojnë shërbime adekuate në mbështetjen dhe mbrojtjen e grave dhe vajzave në rrezik dhune, veçanërisht në rrethana rënduese kur viktimat mund ta kenë edhe më të vështirë të kërkojnë ndihmë./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






