RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Kurti thotë se ka pasur sulme kibernetike në sistemin qeveritar
🇽🇰 Kosova

Kurti thotë se ka pasur sulme kibernetike në sistemin qeveritar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar se ka pasur disa sulme kibernetike në sistemin qeveritar të Kosovës. Ai këto deklarata i ka bërë në Konferencën për Integritetin e Informacionit, organi

nga B G11 maj 202311 maj 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar se ka pasur disa sulme kibernetike në sistemin qeveritar të Kosovës.

Ai këto deklarata i ka bërë në Konferencën për Integritetin e Informacionit, organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), mbështetur nga USAID në Kosovë, DISICON.

“Digjitalizimi kontribuon për një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe demokratike. Kemi zhvilluar një udhërrëfyes strategjik për digjitalizimin. Progresi ynë i transforimit digjital është njohur në indeksin e pjekurisë së Bankës Botërore, ku Kosova është ngritur nga grupi C në B. Sulmet kibernetike kanë potencial të bëjnë dëme të konsiderueshme deri në rrezikim të sigurisë kombëtare. Kemi pasur disa sulme në sistemin tonë qeveritar. Dezinformimi është shfaqur si rrezik që ka mundësi të krijojë rreziqe të mëdha për shoqëri. Adresimi i rrezikimit të sigurisë kibernetike kërkon bashkëpunim me aleatët dhe krijim të urave me palët e interesit. Kjo siguri kibernetike është e rëndësishme për Qeverinë në muajt në vijim”, ka thënë Kurti.

Kurti po ashtu ka folur për strategjinë në parandalimin e sigurisë kibernetike dhe për çështjen e pluralizimit politik.

“Pluralizimi politik nuk duhet të jetë në kundërshtim me të drejtat e njeriut. Nuk mund të kemi demokraci pa pluralizëm politik, por edhe pa të drejtat e njeriut. Ne duhet të mbrojmë të drejtat e njeriut. Të drejtat e njeriut janë vlerat themelore të shoqërisë dhe shtetit. Barazia gjinore është vendimtare për të drejtat e njeriut dhe barazinë sociale. Gjinia, orientimi seksual mund të ketë ndikim në hapësirën kibernetike, shoqëria duhet ta mbrojë veten përmes mbrojtjes së pakicave dhe njerëzve të cenueshëm. Rreziqet dhe kërcënimet kibernetike janë rrezik për të gjithë. Gratë shpesh përballen me diskriminim online që mund të ndikojë në sigurinë tyre edhe fizike por edhe mendore. Një siguri kibernetike mund të arrihet edhe përmes programeve arsimore dhe ndërgjegjësimit. Në të njëjtën kohë prokurorët, policët, duhet të edukohen që t’i kundërvihen krimit kibernetik. Nëse diçka fillon e bëhet shumë më serioze dhe më e madhe prandaj është e rëndësishme të kemi kuadër të trajnuar profesionistësh në aparatin shtetërorë që besojnë në drejtat e njeriut dhe reagojnë”,  ka deklaruar Kurti.

Hamasi pranon çarmatimin e plotë, Trump njofton tërheqjen e Izraelit nga Gaza
LAJMI TJETËR →
Hamasi pranon çarmatimin e plotë, Trump njofton tërheqjen e Izraelit nga Gaza

Lexo edhe

Muhaxheri nuk uron Abdixhikun, përshëndet ata që ishin kundër rrëzimit të kryetarit
Kosova

Muhaxheri nuk uron Abdixhikun, përshëndet ata që ishin kundër rrëzimit të kryetarit

1 min më parë
Komuna reagon pas pretendimeve ndaj shefit të kabinetit të Ramës: Do të ketë masa nëse vërtetohen shkeljet
Kosova

Komuna reagon pas pretendimeve ndaj shefit të kabinetit të Ramës: Do të ketë masa nëse vërtetohen shkeljet

1 min më parë
Caktohet çmimi maksimal i naftës për sot
Kosova

Caktohet çmimi maksimal i naftës për sot

1 min më parë
Abdixhiku pas Kuvendit të partisë: LDK ka nevojë për bashkim, Republika për stabilitet institucional
Kosova

Abdixhiku pas Kuvendit të partisë: LDK ka nevojë për bashkim, Republika për stabilitet institucional

1 min më parë
Haxhiu takon sot krerët e partive, në fokus seanca konstituive
Kosova

Haxhiu takon sot krerët e partive, në fokus seanca konstituive

1 orë më parë
Bajrami reagon pas Kuvendit të LDK-së: Isha në mesin e 152 delegatëve që kërkuan ndryshim
Kosova

Bajrami reagon pas Kuvendit të LDK-së: Isha në mesin e 152 delegatëve që kërkuan ndryshim

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare
Kosova

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

2 orë më parë
Sot mbahet seanca ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte
Kosova

Sot mbahet seanca ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte

2 orë më parë
Intensifikohet vapa verore, maksimalja sot deri në 35°C
Kosova

Intensifikohet vapa verore, maksimalja sot deri në 35°C

2 orë më parë
Abdixhiku hap rrugën për negociata me LVV-në
Kosova

Abdixhiku hap rrugën për negociata me LVV-në

11 orë më parë