RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti priti në takim avokueset e veprimtarisë së Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit

Në përmbyllje të muajit të ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit të gjirit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim avokueset e veprimtarisë së Qendrës Kosovare për Luftimin e Kanc

nga B.K29 tetor 202129 tetor 2021


Në përmbyllje të muajit të ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit të gjirit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim avokueset e veprimtarisë së Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta-Vita”.
Në takimin e përbashkët me themeluesen e Qendrës “Jeta Vita”, Nafije Latifi, ushtruesen e detyrës të Ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha, kryetaren e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, kryetaren e Grupit të Grave Deputete Tinka Kurti si dhe dekanen e Fakultetit të Filologjisë- avokuese për këtë kauzë, Lindita Rugova, u bisedua për rëndësinë e avokimit dhe bashkëpunimit për këtë kauzë të përbashkët.
Në komunikatë thuhet se në takim u theksua rëndësia që nismat për vetëdijiësim të përgjithshëm për kujdes dhe kontrolla të rregullta që mundësojnë diagnostifikim të hershëm të kancerit të gjirit, të jenë në fokus edhe përtej muajit tetor.
Duke falënderuar pjesëmarrëset për punën e çmuar dhe kontributin e dhënë ndër vite në këtë drejtim, kryeministri Kurti tha se rruga më e sigurt për t’i dhënë shancë jetës mbetet përkushtimi i vazhdueshëm.
U bisedua për disa përmirësime të bëra sa i përket trajtimit dhe të drejtave të pacientëve, ndërsa u vlerësua se shumë punë mbetet për t’u bërë ende.
Janë rreth 400 të prekur të rinj çdo vit në Kosovë, ndërsa është e drejta e tyre që të trajtohen me dinjitet e seriozitet në spitalet publike në Kosovë, u tha në takim./21Media

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

8 min më parë
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

1 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

3 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

3 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

4 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

6 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

3 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

5 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

5 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

5 orë më parë