RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Kurti priti në takim Ambasadorin e Belgjikës, diskutohet për sulmin terrorist të 24 shtatorit
🇽🇰 Kosova

Kurti priti në takim Ambasadorin e Belgjikës, diskutohet për sulmin terrorist të 24 shtatorit

Në takimin me Ambasadorin e parë rezident të Belgjikës në Kosovë, Gregoire Cuvelier, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e uroi për marrjen e detyrës. Sipas njoftimit për media, në takim u theksua ng

nga Venera Grabanica18 tetor 202318 tetor 2023

Në takimin me Ambasadorin e parë rezident të Belgjikës në Kosovë, Gregoire Cuvelier, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e uroi për marrjen e detyrës.

Sipas njoftimit për media, në takim u theksua ngritja pozitive në marrëdhëniet bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës, përfshirë vendimin e Belgjikës për të ngritur përfaqësinë diplomatike në Kosovë në nivel ambasade, si dhe emërimin e ambasadorit të parë rezident,  Gregoire Cuvelier.

”Duke vlerësuar marrëdhëniet dypalëshe, të përqendruara në rritjen e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe sigurisë, Kryeministri Kurti shprehu gatishmërinë për thellim të mëtejmë të bashkëpunimit.  U bisedua lidhur me situatën aktuale dhe sulmin terrorist nga ana e Serbisë më datën 24 shtator në Banjskë. Ambasadori shprehu ngushëllime për policin e rënë në detyrë, Afrim Bunjaku, si dhe uroi shërim të shpejtë policëve të lënduar. Kryeministri gjithashtu shprehu ngushëllime për jetët e humbura nga sulmi në Bruksel”, thuhet në komunikatën e dërguar nga zyra e kryeministrit.

Tutje bëhet e ditur se Kurti falënderoi Ambasadorin Culivier për mbështetjen e Mbretërisë së Belgjikës në rrugën euro-atlantike të Republikës së Kosovës dhe përkrahjen për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Ai tha se Republika e Kosovës shpreson në mbështetjen e Belgjikës edhe tutje, në proceset integruese euro-atlantike, përmbylljen e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, kandidaturën për anëtarësim në BE, përfshirjen e Republikës së Kosovës në programin Partneritet për Paqe të NATO-s si dhe anëtarësimin në NATO.

Gjithashtu në takim bëhet e ditur se u theksua fakti që nga 1 janari deri më 30 qershor 2024, Belgjika do të ketë presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian./21Media

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

1 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

1 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

4 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

4 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

42 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

58 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

13 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

13 orë më parë