RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Kurti përkujton Kelmendin, Berishën dhe Hajrizin në përvjetorin e vrasjes së tyre
🇽🇰 Kosova

Kurti përkujton Kelmendin, Berishën dhe Hajrizin në përvjetorin e vrasjes së tyre

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar tre aktivistët e shquar e vrarë të Kosovës më 24 dhe 25 mars në vitin 1999 nga forcat serbe. Përmes një shkrimi në “Facebook”, Kurti përmend vrasjen e

nga Kaltrina Berila25 mars 202325 mars 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar tre aktivistët e shquar e vrarë të Kosovës më 24 dhe 25 mars në vitin 1999 nga forcat serbe.

Përmes një shkrimi në “Facebook”, Kurti përmend vrasjen e Bajram Kelmendit në Prishtinë, Latif Berishës dhe Agim Hajrizit në Mitrovicë.

“Mes 24 dhe 25 marsit të vitit 1999, forcat serbe vranë tre aktivistë të shquar të jetës publike në Kosovë: Bajram Kelmendin, Latif Berishën dhe Agim Hajrizin!

Teksa trupat ajrore të NATO-s nisën fushatën e bombardimeve mbi Jugosllavi si përgjigje ndaj krimeve të Serbisë së Millosheviqit në Kosovë, natën e 24 marsit, pesë policë serbë u futën në shtëpinë e Bajram Kelmendit dhe e morën dhunshëm bashkë me dy djemtë e tij: Kushtrimin dhe Kastriotin. Pas dy ditësh, më 26 mars, që të tre u gjetën të vrarë në periferi të Prishtinës. Bajram Kelmendi ishte një jurist i shquar, avokat shumë aktiv në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, prej nga kishte evidentuar edhe dëshmi të krimeve të kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë më 1998.

Në po atë natë të 24 marsit, forcat serbe e vranë në shtëpinë e tij në Mitrovicë, Latif Berishën, aktivistin e shquar politik, atë kohë 67 vjeçar. Ky ligjërues universitar i historisë së letërsisë shqipe dhe autor i shumë studimeve për veprat letrare të rilindasve shqiptarë, kishte qenë tejet aktiv në jetën intelektuale dhe politike të Mitrovicës dhe të Kosovës, si mbrojtës i të drejtave dhe lirive kulturore, civile dhe politike të shqiptarëve.

Në po atë mbrëmje, gjysmë ore pas mesnatës, po në Mitrovicë, policët serbë vranë një tjetër aktivist të dalluar: Agim Hajrizin, Kryetarin e Kuvendit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës. Ai u vra në shtëpinë e tij bashkë me Nazmijen, nënën e tij dhe të birin 11 vjeçar, Ilirin. Agim Hajrizi ishte angazhuar për frenimin e migrimit masiv nga Kosova, organizimin e ndihmave humanitare si Kryetar i Këshillit të Solidaritetit në Mitrovicë, organizimin e arsimit dhe të shëndetësisë në shtëpi private, si dhe për organizimin e aktiviteteve të ndryshme publike kundër dhunës së Serbisë mbi shqiptarët në Kosovë.

Duke kujtuar dhe ruajtur historinë e aktivizmit intelektual dhe angazhimit politik të Bajram Kelmendit, Latif Berishës e Agim Hajrizit, si dhe të gjithë atyre që u vranë nga Serbia pushtuese, në rrugëtimin e tyre për lirinë e Kosovës!”, ka shkruar Kurti./21Media

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

2 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

2 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

3 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

4 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

4 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

4 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

1 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

4 orë më parë