Kurti nga Greqia në Francë, për premierën “Pa vend”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nga Greqia ka udhëtuar për në Francë për të marrë pjesë në Festivalin e filmit të Kanës. Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti sot gjatë seancës së Kuvendit tha se ky ud
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nga Greqia ka udhëtuar për në Francë për të marrë pjesë në Festivalin e filmit të Kanës.
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti sot gjatë seancës së Kuvendit tha se ky udhëtim i kryeministrit është jozyrtar.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu për portalin rtv21.tv ka konfirmuar se Kurti ka udhëtuar për në Francë, ku ka marrë pjesë në premierën e filmit kosovar “Pa vend” që u dha sot në Festivalin e filmit të Kanës.
“Është hera e parë që Kosova është në mesin e shteteve që garojnë për “Palmën e Artë” dhe kryeministri ka shënuar së bashku me ekipin e filmit këtë moment të suksesit ndërkombëtar të kinematografisë së Kosovës”, ka thënë ai./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






