RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Kurti: Nëse KFOR-i nuk i heq barrikadat, i heqim ne
🇽🇰 Kosova

Kurti: Nëse KFOR-i nuk i heq barrikadat, i heqim ne

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se institucionet e Kosovës do t’i heqin barrikadat në veri të vendit, po që se KFOR-i nuk mund ta bëjë një gjë të tillë. Në një intervistë të realizuar të

nga Kaltrina Berila27 dhjetor 202227 dhjetor 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se institucionet e Kosovës do t’i heqin barrikadat në veri të vendit, po që se KFOR-i nuk mund ta bëjë një gjë të tillë.
Në një intervistë të realizuar të shtunën për mediumin boshnjak “istraga.ba” e të publikuar të hënën në mbrëmje, Kurti ka thënë se ka ardhur koha që KFOR-i ta dëshmojë veten për çështjen e lirisë së lëvizjes. Kurti ka thënë se i vjen keq që KFOR-i po e shtyn heqjen e barrikadave.
“Por e di se kjo s’mund të zgjasë shumë. Do të kemi një takim me KFOR-in për të sqaruar gjithçka. Dhe nëse KFOR-i s’është në gjendje t’i heqë barrikadat, ose për arsye të panjohura për mua, nuk do t’i heqë, atëherë ne do ta bëjmë këtë”, ka thënë ai duke shtuar se barrikadat kryesisht bllokojnë serbët në veri dhe se janë shkelje e rendit kushtetues e ligjeve të Kosovës.
Deklarata e Kurtit u bë para takimit që ai pati të hënën me krerët e KFOR-it. Në takim u bë thirrje për heqjen e barrikadave, por të martën në mëngjes në veri u shtuan edhe dy të tjera.
“Për 23 vjetët e fundit, KFOR-i ka thënë se qëndron për paqe, siguri dhe për liri të lëvizjes. Epo, tash i duhet ta dëshmojë veten në aksion. Mendoj se ka ardhur koha që ta bëjë këtë. Nëse nuk e dëshmon veten, do të duhet të merremi ne me to”, ka thënë ai.
Kurti ka refuzuar të japë afat kohor për heqjen e barrikadave, por ka thënë se “kjo s’mund të zgjasë për muaj, apo javë”.
ka thënë se sa i përket Kosovës, barrikadat mund të hiqen pa incidente.
Kanë kaluar më shumë se dy javë qëkur disa rrugë në veri të vendit janë bllokuar nga barrikadat e vendosura prej serbëve lokalë, pas arrestimit të ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq, të dyshuar për sulm ndaj Policisë dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

9 min më parë
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

1 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

3 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

3 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

4 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

6 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

3 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

5 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

5 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

5 orë më parë