Kurti në tryezën e rrumbullakët me Qeverinë e Greqisë, në Athinë
Me ftesë të kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë në Tryezën e Rrumbullakët me Qeverinë e Greqisë, në Athinë. Në këtë tryezë, të 25-tën me r
Me ftesë të kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë në Tryezën e Rrumbullakët me Qeverinë e Greqisë, në Athinë.
Në këtë tryezë, të 25-tën me radhë, organizuar nga Qeveria e Greqisë dhe prestigjiozja britanike “The Economist” po marrin pjesë kryeministra e ministra të vendeve të ndryshme, zyrtarë qeveritarë, vendimmarrës, drejtues të korporatave dhe akademikë.
Me temën “Nga distancimi social te solidariteti social”, kjo tryezë është hapësirë për dialog mbi çështjet që përcaktojnë botën, bazuar në përvojat e shteteve në ballafaqim me pandeminë COVID-19 dhe përpjekjet e përbashkëta për shoqëri më të qëndrueshme e më të barabarta./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”





