
Kurti merr goditjen e parë pas zgjedhjes së Bashës, dorëhiqet Liburn Aliu
Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Liburn Aliu, bëri të ditur se ia ka dorëzuar letrën e dorëheqjes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. “Dua t’ju njoftoj që sapo e dorëzova te Kryeministri i Repu
Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Liburn Aliu, bëri të ditur se ia ka dorëzuar letrën e dorëheqjes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
“Dua t’ju njoftoj që sapo e dorëzova te Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, letrën e dorëheqjes sime nga detyra e Ministrit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.”
Ai tha se arsyeja e dorëheqjes është zgjedhja e Dimal Bashës kryetar Kuvendi.
“Dorëheqja ime vjen pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit te Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dje, pas votimit te kryetarit të Kuvendit, e kam njoftuar Kryeministrin Kurti për vendimin tim.”
“Konsideroj që zgjedhja e djeshme e Kryetarit të Kuvendit, institucionit më të lartë, ku vendosen ligjet dhe jep llogari qeveria, nuk është në frymën e në lartësihë e atij ideali për Republikën që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për mua.”, tha Aliu./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






