
Kurti: Kosova krenare me Distrinë e madhe
Kosova fitoi sot medaljen e parë në Lojërat Olimpike Paris 2024. Distria Krasniqi fitoi të argjendtën në kategorinë deri në 52 kilogramë. Kryeministri Albin Kurti ka uruar xhudisten kosovare për sukse
Kosova fitoi sot medaljen e parë në Lojërat Olimpike Paris 2024. Distria Krasniqi fitoi të argjendtën në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Kryeministri Albin Kurti ka uruar xhudisten kosovare për suksesin e madh.
“Jemi krenarë me këtë rezultat që lartëson vendin tonë në sportin elitar botëror dhe e konfirmon që Kosova mbetet shtet i xhudos. Të faleminderit Distria për gëzimin dhe shembullin që na jep”, ka shkruar ai në Facebook.
Distria sot gjatë ditës fitoi tri ndeshje – të parën për 39 sekonda, të dytën 66 sekonda dhe të tretën 6 minuta e 10 sekonda, 2:10 sekonda në vazhdimin Golden Score.
Kjo është medalja e dytë olimpike për Distrinë (28), pasi ajo u stolis me të artën në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

LAJMI TJETËR →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Më të fundit
Të gjitha →
Kosova
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
11 orë më parë

Kulturë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
12 orë më parë

Kosova
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
12 orë më parë

Film
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
13 orë më parë




