RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaEkonomi
📈 Ekonomi

Kurti: Kosova ka një rritje ekonomike të paprecedentë

Rëndësia e impiantit të parë për trajtimin e ujërave të ndotura urbane, i inauguruar sot në Prizren, u vlerësua në takimin ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me Volker Oel,

nga Venera Grabanica3 nëntor 20213 nëntor 2021

Rëndësia e impiantit të parë për trajtimin e ujërave të ndotura urbane, i inauguruar sot në Prizren, u vlerësua në takimin ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me Volker Oel, udhëheqës i drejtoratit të Ministrisë Federale gjermane për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik (BMZ).
“Kryeministri Kurti theksoi se krahas stabilitetit institucional, Kosova ka një rritje ekonomike të paprecedentë. Në bazë të projeksioneve dhe statistikave të deritanishme deri në fund të këtij viti Kosova do të ketë rritje dyshifrore”, citohet të ketë thënë Kurti gjatë këtij takimi.
Sipas vlerësimit të Bankës Qendrore të Kosovës, ekonomia jonë do të rritet për 9.9%. Ndërsa krahasuar me vitin paraprak, të hyrat tatimore për periudhën janar – shtator janë rritur për 33%.
Ai veçoi rritjen e besimit të qytetarëve në institucione, që ka ndikuar edhe në rritjen e konsumit dhe shpenzimeve.  Po ashtu theksoi që ardhja e mërgatës gjatë stinës së verës ka dhënë një shtysë të madhe.
Oel shprehu mbështetje për qasjen e Qeverisë kundër korrupsionit dhe luftimit të krimit të organizuar, por edhe politikat për të ofruar perspektivë për të rinjtë e Kosovës.
Kryeministri bëri të ditur se Qeveria po ndan fonde për biznese të reja dhe theksoi domosdoshmërinë e investimeve në sistemin dual të arsimit.
Gjatë takimit gjithashtu u diskutua edhe për Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) në Prizren, si një katalizator i rëndësishëm për sektorin e inovacioneve dhe modernizimin e ekonomisë në Kosovë.
Duke folur për Fondin e Ekselencës, kryeministri tha se një fond i tillë do të mbështesë iniciativat e shumta zhvillimore, dhe do të ndihmojë arritjen e objektivave prioritare si vend. Ai vuri theksin te motivimi i mërgatës për të ardhur dhe kontribuar në Kosovë.
Për sa i përket tranzicionit energjetik, përfaqësuesit e qeverisë gjermane konfirmuan mbështetjen për projektin “Solar 4 Kosova”.
Në takim morën pjesë edhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Zëvendësministri i Ekonomisë, Mentor Arifaj, këshilltarja politike e Kryeministrit,  Fëllanza Podrimja, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, Zyrtarja e Lartë për politika për Kosovën në BMZ, Michaela Brinkhaus, dhe e dërguara e BMZ në Ambasadën gjermane, Vera Baumann./21Media

Temperatura përvëluese sot në Kosovë
LAJMI TJETËR →
Temperatura përvëluese sot në Kosovë

Lexo edhe

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

2 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

6 min më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

2 orë më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

11 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

13 orë më parë