RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti: Ambasadorëve të QUINT-it ua thamë vendimin e ri, do të konsultohen me kryeqendrat e tyre

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka thënë se qëndrimi dhe kërkesa e ambasadorëve të vendeve të QUINT-it ka qenë që vendimi për targat të shtyhet për më shumë muaj. Kurti deklaroi se s

nga Xh.D28 tetor 202228 tetor 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka thënë se qëndrimi dhe kërkesa e ambasadorëve të vendeve të QUINT-it ka qenë që vendimi për targat të shtyhet për më shumë muaj.
Kurti deklaroi se s’kanë qenë të njoftuar për planin dhe propozimin e Qeverisë së Kosovës i cili edhe u miratua në mbledhjen e sotme.
“Së bashku me ministrin Sveçla, zv.kryeministrin Bislimi dhe minsitren Gërvalla kemi takuar pesë ambasadorët e QUINT-it dhe me atë rast prezantuam qëndrimin tonë. Qëndrimi i tyre ka qenë qe gjithçka të spostohet me kohë për më shumë muaj. Por ne besojmë që kjo ishte zgjidhja më e mirë. Por nuk e dinin këtë propozim tonin dhe thanë se iu nevojitet të konsultohen me qendrat e tyre për të dhënë mendimin me këtë vendim tonin i cili ishte propozim në mbledhjen e fundit të qeverisë”, ka thënë Kurti.
Tutje, Kurti tha se tashmë në lidhje me vendimin janë të njoftuara dhe kryeqendrat e shteteve aleate të Kosovës dhe ato mund t’i thonë udhëzimet që mund t’i kenë në lidhje me këtë çështje.
Qeveria e Kosovës ka vendosur të bëjë shkallëzimin e sanksioneve për qytetarët që nuk e respektojnë afatin e vendosur për kthim të targave ilegale në ato RKS, deri më 31 tetor.
Ky vendim është marrë të premten në mbledhjen e 103-të të Qeverisë.
“Targat PR, KM, PZ, GL, UR, PE, DA apo GJA, janë targa ilegale. Qeveria e Republikës së Kosovës përmes vendimit ka obliguar pronarët e mjeteve me targa ilegale t’i kthejnë në targa zyrtare  RKS. Tash ne kemi zhvilluar diskutime edhe të brendshme, me ministrinë e linjës dhe me organet e sigurisë. Kemi ardhur në përfundim të sjellim propozim një vendim, i cili  bën sekuencim dhe shkallëzim të sanksioneve me rastin e zbatimit të këtij vendimi”, ka thënë Kurti.
“Për tri javë, duke filluar nga data 1 nëntori deri më 21 nëntor 2022, do të jetë masa e qortimit, pastaj për dy muaj deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes, dhe më pastaj nga 21 janari do të kemi targa provuese për dy muaj të tjerë, pas së cilës datë më 21 prill nuk mund të ketë sepse nuk mund të lejohen targa të tjera në Republikën e Kosovës”, ka shtuar ai.
Kurti ka theksuar se nëpërmjet këtij sekuencim dhe shkallëzim, Qeveria tregon seriozitetin që padyshim ta zbatojmë vendimin që kemi marrë e në të njëjtën kohë t’u japin shanse të gjithë atyre që janë të interesuar të integrohen./21Media 

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

1 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

3 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

3 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

4 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

5 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

5 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

3 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

5 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

5 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

5 orë më parë