
Kuka pas medaljes së dytë të Shqipërisë në Olimpiadë: Shekulli i popullit shqiptar
Trajneri i njohur i xhudos Driton Kuka, është shprehur tejet i lumtur pasi Shqipëria arriti ta fitojë medaljen e dytë olimpike, në Lojërat “Paris 2024”, në sportin e mundjes. Kuka tha se ky është “she
Trajneri i njohur i xhudos Driton Kuka, është shprehur tejet i lumtur pasi Shqipëria arriti ta fitojë medaljen e dytë olimpike, në Lojërat “Paris 2024”, në sportin e mundjes.
Kuka tha se ky është “shekulli i popullit shqiptar”.
“Gëzuar e urime”, tha ai.
Kosova në tri paraqitje e saj në olimpiada është treguar tejet e suksesshme duke arritur të fitojë tri të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë, pra gjithsejt pesë.
Shqipëria deri ditën e djeshme s’e kishte asnjë medalje.
Kjo statistike negative mori fund kur Chermen Valiev, e fitoi të bronztën.
Derisa sot, Islam Dudaev, triumfoi në garën për të bronztën deri në 65 kilogramë.

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet






