RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
Kthehen 31 fëmijë ukrainas nga Rusia
🌍 Bota

Kthehen 31 fëmijë ukrainas nga Rusia

Një grup prej 31 fëmijëve u kthyen në Ukrainë pasi u dërguan ilegalisht në Rusi nga territori i kontrolluar nga Moska, njoftoi sot në rrjetet sociale organizata joqeveritare Save Ukraine. “Sot ne mirë

nga Kaltrina Berila9 prill 20239 prill 2023

Një grup prej 31 fëmijëve u kthyen në Ukrainë pasi u dërguan ilegalisht në Rusi nga territori i kontrolluar nga Moska, njoftoi sot në rrjetet sociale organizata joqeveritare Save Ukraine.

“Sot ne mirëpresim 31 fëmijë të tjerë që u dërguan ilegalisht në Rusi nga territori i pushtuar”, shkruan Mikola Kuleba, kreu i OJQ-së.

Fëmijët u dërguan në Rusi nga Kharkivi (në verilindje të Ukrainës) dhe nga rajoni Kherson (në jug), sipas organizatës detyra kryesore e së cilës është të luftojë, siç thotë, kundër dëbimit të fëmijëve ukrainas.

Sipas organizatës, fëmijët me çanta kaluan kufirin në këmbë të premten, të shoqëruar nga të afërmit dhe më pas hipën në autobus për të vazhduar udhëtimin.

Kuleba vlerësoi “nënat heroike” që erdhën në kërkim të fëmijëve të tyre, dhe tha se ky ishte misioni më i vështirë i organizatës deri më tani.

“Një grua e moshuar që po merrte dy nipërit e saj vdiq në rrugë nga stresi”, tha ai, duke postuar në Facebook se Shërbimi i Sigurisë ruse (FSB) kishte marrë në pyetje gratë ukrainase për 13 orë.

Autoritetet në Kiev vlerësojnë se më shumë se 16,000 fëmijë ukrainas janë rrëmbyer dhe dërguar në Rusi që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt 2022, dhe shumë prej tyre janë vendosur në shtëpitë e fëmijëve.

Moska i mohon pretendimet dhe thotë se ka ‘shpëtuar’ fëmijët ukrainas, duke i nxjerrë ata nga zona e konfliktit dhe duke përgatitur një plan për kthimin e tyre te familjet e tyre.

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
LAJMI TJETËR →
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

Lexo edhe

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

1 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

19 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

19 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

35 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

50 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

53 min më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

3 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

3 orë më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

12 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

13 orë më parë