
Kryetari i PSHDK-së: Amaneti i Rugovës për miqësi me ShBA-në duhet të ruhet nga të gjithë
Kryetari i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PSHDK), Zef Morina, ka bërë homazhe pranë varrit të ish presidentit Ibrahim Rugova, në 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Pasi vendosi lule të
Kryetari i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PSHDK), Zef Morina, ka bërë homazhe pranë varrit të ish presidentit Ibrahim Rugova, në 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Pasi vendosi lule të freskëta tek varri i tij, Morina tha se vizioni dhe angazhimi i Rugovës ka bërë që sot Kosova të jetë e lirë dhe pavarur.
“Sot, në këtë ditë të shenjtë po bëjmë një vizitë në një vend të shenjtë, në respekt të presidentit historik Ibrahim Rugova. Ai me vizionin dhe angazhimin e tij ka bërë që sot Kosova të jetë e lirë dhe pavarur. Amaneti i presidentit duhet të ruhet nga të gjithë ne, veçanërisht amaneti i tij që ne të kemi miqësi të ngushtë me miqtë tanë ndërkombëtar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. Askush nuk guxon që këtë miqësi ta prish, pasi gurëthemeli i shtetësisë sonë është mbi këto parime”, tha ai.
Gjatë ditës sotme, homazhe pranë varrit të ish presidentit Rugova kanë bërë edhe krerët institucional dhe partiak në vend.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






