RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaRajoni
Kryeministrja italiane nën shoqërinë e Edi Ramës në Vlorë
🗺️ Rajoni

Kryeministrja italiane nën shoqërinë e Edi Ramës në Vlorë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së bashku me kryeministren e Italisë Giorgia Meloni, janë takuar sot në Vlorë rreth orës 17:00 në një nga lokalet e qendrës historike të qytetit të Vlorës. E ndërs

nga R17 gusht 202317 gusht 2023

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së bashku me kryeministren e Italisë Giorgia Meloni, janë takuar sot në Vlorë rreth orës 17:00 në një nga lokalet e qendrës historike të qytetit të Vlorës.

E ndërsa nuk u shpërnda asnjë pamje nga vizita private e kryeministres së Italisë, pushuesja VIP që zgjodhi Shqipërinë ashtu si 500 mijë bashkombasit e saj këtë vit, duket se po kënaqet në vendin tonë.

Qëndrimi i familjes kryeministrore të Italisë po zgjat më shumë se sa ishte parashikuar. Pasditen e kësaj të enjteje siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Top Channel, Meloni ka zgjedhur të vizitojë zonën muzeale të Vlorës, në shoqërinë e kryeminsitrit Rama, bashkëshortit e familjarëve të tjerë që e shoqëronin Meloni është parë në një nga kafenetë e zonës muzeale.

Meloni ka qenë e shoqëruar nga familjarët e saj, të cilët kanë qëndruar më shumë se 90 minuta së bashku në ambientet lokalit, ku kanë qenë dhe qytetarët italianë.

Për sigurinë e saj dhe familjes zona u rrethua nga forca të shumta sigurie, por dalja publike nuk i shpëtoi dot kamerave.

Qëndrimin prej 4 ditësh të Melonit në Shqipëri e komentoi edhe gazeta e njohur italiane ‘La Stampa’ e cila në një shkrim të sajin thotë se ajo që duhet të ishte një vizitë disa orëshe u kthye në një festë katër ditore në plazhet e smeraldta të bregdetit të Adriatikut, mes Vlorës dhe Dhërmiut.

Ndonëse La stampa shkruan se vizita e shefes së ekzekutivit Italian në Tokën e Shqiponjave duhet të përfundojë sot, këto pamje tregojnë krejt të kundërtën. Kryeministrja e Italisë po e zgjat qëndrimin e saj në tokën e shqiponjave dhe qëndrimi nuk ka më një agjendë.  /TCh

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
LAJMI TJETËR →
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

Lexo edhe

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

1 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

13 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

13 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

29 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

45 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

47 min më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

3 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

3 orë më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

12 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

13 orë më parë