RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Kriza institucionale rrezikon paralizimin e institucioneve të pavarura
🇽🇰 Kosova

Kriza institucionale rrezikon paralizimin e institucioneve të pavarura

Kriza institucionale e krijuar tash gati pesë muaj ka goditur një numër institucionesh të pavarura. Komisioni i Pavarur i Mediave është një nga organet tashmë me bord jofunksional si pasojë e moskonti

nga Gentrita Xhemajli10 shtator 202510 shtator 2025

Kriza institucionale e krijuar tash gati pesë muaj ka goditur një numër institucionesh të pavarura. Komisioni i Pavarur i Mediave është një nga organet tashmë me bord jofunksional si pasojë e moskontituimit të Kuvendit.

Megjithatë në këtë institucion thonë se po vazhdojnë kryerjen e detyrave të ditore në respektim të obligimeve ligjore.

“Aktualisht KPM ka mbetur pa kuorum për shkak të skadimit të mandateve të disa prej anëtarëve të saj, kështu që nga moskonstituimi i Kuvendit do të kemi vonesa në formimin e kuorumit të nevojshëm. Zyra Ekzekutive e KPM-së vazhdon me kryerjen e detyrave të saja ditore në respektim të obligimeve ligjore. Gjithashtu Plani i Punës për vitin 2025 është duke u zbatuar me efikasitet. Vonesa në konstituimin e Kuvendit do të rezultojë me grumbullimin e lëndëve të cilat kërkojnë vendimmarrje nga Komisioni dhe vonesa në trajtimin e tyre”, tha Dreshaj për rtv21

Por jo vetëm, KPM-ja. Nga bllokada në Kuvend pësuan edhe një numër institucionesh të tjera. Në listën e institucioneve të pavarura të cilat funksionojnë me mungesa të anëtarëve ose janë jofunksionale bëjnë pjesë edhe Gjykata Kushtetuese, Fondi i Kursimeve Pensionale, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, RTK-ja, Autoriteti i Pavarur i Konkurrencës e të tjera.

Për këto dhe institucione të tjera të pavarura Instituti i Kosovës për Drejtësi paralajmëron dëme të pariparueshme si pasojë e krizë institucionale.

“Mbi 17 organe janë duk funksionuar me borde funksionalë ose disa Prej tyre janë paralizuar. Dëmi në disa institucione është i pariparueshme derisa për disa rrezikon te bejet muajt vijues nëse buxhet të miratuar do ketë as projekte për vitin 2026.,…bllokada do ta rrezikojë miratimin e buxhetit dhe funksionimin e institucioneve dhe agjencive”, tha Jakaj për rtv21

Drejtori i Oda Consulting, politologu Erblin Hoxha ndërkaq thotë se çdo vonesë në krijimin e institucioneve të reja është thellim i krizës për qytetarët. Ai nuk pret formim të qeverisë së shpejti.

“Çdo dite qe nuk kemi qeveri aq me keq puna ne praktik e kriza për qytetarin çdo dite thellohet. Çdo vonesë nuk është në  të mirë të qytetarëve“, deklaroi Hoxha për rtv21

Kuvendi i Kosovës është në pritje të vendimit të gjykatës Kushtetuese e cila definon konstituimin e tij ose jo, derisa aktualisht është në fuqi masa e përkohshme e gjykatës e cila ndalon çdo veprim të deputetëve si dhe çdo procedurë për formimin e Qeverisë deri më 30 shtator. /RTV21/21Media

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

8 min më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

2 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

2 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

3 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

4 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

4 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

2 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

4 orë më parë