RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
KQZ tregon se kur fillon votimi me postë për rreth 58 mijë votuesit jashtë Kosovës
🇽🇰 Kosova

KQZ tregon se kur fillon votimi me postë për rreth 58 mijë votuesit jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të sjelljes së fletëvotimeve nga Sllovenia, ku janë duke u shtypur, për të filluar me votimin jashtë Kosovës për votuesit që u regjistruan të votojnë për

nga Gentrita Xhemajli12 dhjetor 202512 dhjetor 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të sjelljes së fletëvotimeve nga Sllovenia, ku janë duke u shtypur, për të filluar me votimin jashtë Kosovës për votuesit që u regjistruan të votojnë përmes postës në zgjedhjet paralamentare të 28 dhjetorit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i tha portalit rtv21.tv se për shkak që këto janë zgjedhje të parakohshme që organizohen në periudhë të shkurtër kohore, votimi përmes postës nuk do të mund të fillojë sipas planifikimeve më 12 dhjetor, por të gjitha përgatitjet janë duke u bërë që kjo të arrihet në fillim të javës së ardhshme.

“Aktualisht janë duke u shtypur fletëvotimet për votuesit jashtë Kosovës, që i takojnë votimit me postë – dhe planifikojmë që ato të sillen në Kosovë gjatë ditës së premte, 12 dhjetor. Pasi këto fletëvotime të arrijnë në Kosovë, shërbimi votues do të përgatit pakot e veçanta për çdo votues dhe përmes kontraktorit do t’i dërgojë në adresat e votuesve. Për shkak se jemi në zgjedhje të parakohshme, është e vështirë që periudha për votimin përmes postës të fillojë sipas planifikimeve me datë 12 dhjetor dhe të gjitha përgatitjet janë duke u bërë që kjo të arrihet në fillim të javës së ardhshme”, tha Elezi.

Nga 77 mijë e 85 votuesit e regjistruar jashtë Kosovës, pjesa më e madhe e tyre, 57 mijë e 829 prej tyre janë regjistruar për të votuar përmes postës, ndërkaq mbi 19 mijë e 260 të tjerë për të votuar fizikisht në përfaqësitë diplomatike.

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

18 min më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

2 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

2 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

3 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

4 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

4 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

2 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

4 orë më parë