RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
​KQZ publikon qendrat e votimit për shkarkimin ose jo të kryetarëve në veri
🇽🇰 Kosova

​KQZ publikon qendrat e votimit për shkarkimin ose jo të kryetarëve në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur qendrat e votimit në të cilat nesër votuesit do të kenë mundësinë të votojnë pro ose kundër shkarkimit të katër kryetarëve shqiptarë në veri të Ko

nga RTV21 Portal20 prill 202420 prill 2024

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur qendrat e votimit në të cilat nesër votuesit do të kenë mundësinë të votojnë pro ose kundër shkarkimit të katër kryetarëve shqiptarë në veri të Kosovës.

Pasi 33 institucione arsimore refuzuan t’i ofrojnë objektet e tyre për votime në veri, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, tha para dy ditësh se ministria që ai drejton është e gatshme ta ndihmojë KQZ-në për të organizuar një votim paqësor.

KQZ ka njoftuar se votimet në Mitrovicën e Veriut do të mbahen në shkollën fillore “Aziz Sylejmani” në Suhodoll, objektin e komunës Lagjja e Boshnjakëve, SHFMU “Aziz Sylejmani” – Kodra e Minatorëve, International Business College Mitrovica -IBCM dhe ish-objekti komunal.

Në Zubin Potok qendrat e votimit janë të vendosura në objektin e komunës, objektin publik Mala Jabuka (Molla e vogël), Tek Ura e Bubës, Bërnjak dhe në shkollën fillore “Osman Rama” në Çabër.

Në Leposaviq mund të votohet në objektin komunal, objektin komunal në Soqanicë, objektin privat në Rëvatskë, objektin shtetëror në Dren, objektin e Ndërmarrjes Shoqërore Univerzal në Leshak, Koshtovë, objektin privat afër stacionit të autobusëve në Leposaviq dhe në shkollën fillore “Kadri Bistrica” në Bistricë.

Ndërsa në Zveçan do të votohet në objektin komunal, SHFMU “Isa Boletini” në Zhazhë, SHFMU “Isa Boletini” në Lipë, Rasja Banja në Banjskë dhe në objektin komunal në Zhitkovc.

Ndryshe, në rast mos shkarkimi kryetarët shqiptarë të katër komunave me shumicë serbe në veri do t’i sigurojnë vetes së paku një vit qeverisje të sigurt, pasi partitë serbe u kanë bërë thirrje serbëve lokalë të bojkotojnë procesin e votimit.

Për shkarkimin e kryetarëve duhet që opsioni “po” të rrethohet nga së paku 50 për qind plus një votues me të drejtë vote, në secilën nga katër komunat në veri të Kosovës.

Votimi organizohet në bazë të udhëzimit administrativ nga Qeveria e Kosovës, pas presionit të ndërkombëtareve për shpalljen e zgjedhjeve të reja në komunat në veri.

Kryetarët shqiptarë morën pushtetin, pasi Lista Serbe u bëri thirrje qytetarëve t’i bojkotojnë zgjedhjet e prillit 2023, të cilat u organizuan pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës në nëntor 2022 me iniciativën e Listës Serbe.

Ndërkohë Lista Serbe kërkoi zgjedhje të reja, mbështeti peticionin e qytetarëve për shkarkimin e kryetarëve, por më 7 prill njoftoi se nuk do të merr pjesë në votim, duke përmendur si arsye listën e vjetruar të votuesve.

Sipas udhëzimeve të publikuara, qytetarët mund të përgjigjen me “po” ose “jo” në pyetjen se a pajtohen që kryetari i njërës prej katër komunave në veri të shkarkohet. Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në 19:00.

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

11 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

13 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

17 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

3 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

3 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

12 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

13 orë më parë