RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
​KQZ po qalon në secilën fazë të procesit të numërimit
🇽🇰 Kosova

​KQZ po qalon në secilën fazë të procesit të numërimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke qaluar në secilën fazë të përmbylljes së procesit të numërimit. Kështu po vlerësojnë monitorues të procesit zgjedhor të cilët konsiderojnë se KQZ, deri në mes

nga Venera Grabanica28 shkurt 202528 shkurt 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke qaluar në secilën fazë të përmbylljes së procesit të numërimit. Kështu po vlerësojnë monitorues të procesit zgjedhor të cilët konsiderojnë se KQZ, deri në mesin e muajit mars mund t’i certifikojë rezultatet zgjedhore të 9 shkurtit.

Në anën tjetër në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve ka përfunduar numërimi i votave në përfaqësi diplomatike dhe ka nis numërimi i votave përmes postës.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë për KosovoaPress, se është e papranueshme që për votat në misione diplomatike, të nevojiten dy ditë për përditësimin e të dhënave të tyre në platformën online.

Sipas Cakollit, KQZ i duhet deri në nëntë ditë për përfundimin e numërimit të votave.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke qaluar pothuajse në secilën fazë të përmbylljes së procesit të numërimit. Pra, është krejtësisht e papranueshme që për rreth 15 mijë vota sa i kemi në kuadër të votimit në misione diplomatike t’iu duhen gati dy ditë tashmë që të njëjtat të procesohen në një faqe interneti. Kjo tregon në njërën anë për papërgjegjësi të KQZ-së dhe në anën tjetër edhe për administrim jashtëzakonisht të dobët të procesit zgjedhor. Për më keq fakti që i kemi për mbi 60 mijë vota të tjera të cilat janë ende në kalkulim që pritet të jenë pjesë e rezultateve përfundimtare dhe t’i nënshtrohen procesit të numërimit me një tempo dhe dinamikë të tillë, mund të na duhen gati edhe 1 javë deri në përmbylljen e procesit në tërësi. E që nënkupton se do të mund të bëhen gati 1 muaj që nga mbajtja e ditës që zgjedhjeve që KQZ arrin t’i përmbyll proceset e numërimit”, theksoi ai.

Monitoruesi i KDI-së mesin e muajin mars e sheh si afat optimal që KQZ do të mund t’i certikfojë rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

“I bie që diku 16-17 marsi është afati optimal kur KQZ mundet potencialisht t’i certifikoj rezultatet e zgjedhjeve të paktën duke supozuar se nuk do të ketë vendime nga PZAP apo Gjykata Supreme për rinumërime, rivotime apo anulime të tjera të segmentet të caktuara ët procesit zgjedhor”, u shpreh Cakolli.

Drejtori i Rrjetit të OJQ-ve “Avonet”, Kenan Gashi pret që në fillim të javës së ardhshme të përfundojë procesit të numërimit të të gjitha votave për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit.

“Vonesat në përditësimit është sistem softverik që KQZ e ka përzgjedhur këtë format dhe model. Por, kjo është njëra prej metodave me të cilat ka përzgjedhur. Përfundimi i procesit të numërimit ato që kanë mbetur nga diaspora si në konsullata ashtu edhe me post besoj që do të përfundojnë më së largu deri të hënën dhe mundësia për të pasur shqetësime kandidatët dhe ankesat besoj që do t’i japin mundësi e ankesave të tyre nëse kanë dyshime për ndonjë mos numërimit të mirë që do të bëhet gjatë numërimit”, theksoi Gashi.

Ai shpreson se në javën e dytë të marsit do të bëhet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

“Java e dytë e muajit mars besoj që do të bëhet certifikimi i rezultateve dhe natyrisht do të nxirret përfundimi i rezultateve përfundimtare për zgjedhjet parlamentare”, deklaroi ai.

Të mërkurën nisi procesi i numërimit të votave në 30 përfaqësi diplomatike me gjithsej 43 vendvotime, ku të drejtën e tyre të votës e ushtruan mbi 15 mijë bashkatdhetarë.

Në anën tjerë në Qendrën e Numërimit të Rezultateve pritet të bëhet edhe numërimi i votave me kusht, si dhe ato të personave me nevoja të veçanta.

Në zgjedhjet e rregullta parlamentare që ndodhën më 9 shkurt morën pjesë mbi 40% e qytetarëve me të drejtë vote.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në këto zgjedhje parlamentare partia fituese është Lëvizja Vetëvendosje me 40.89 %, pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës me 22.40 %, pasuar nga Lidhja Demokratike të Kosovës me 17.23 %. Koalicioni AAK-NISMA ka marrë 7.40 % të votave, ndërsa Lista Serbe me 4.81 %.

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

1 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

50 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

52 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

56 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

3 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

18 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

35 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

12 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

13 orë më parë