RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
​Kovaçevski: Dialogu Kosovë-Serbi i rëndësishëm për të gjithë rajonin
🇽🇰 Kosova

​Kovaçevski: Dialogu Kosovë-Serbi i rëndësishëm për të gjithë rajonin

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, deklaroi se një dialog i hapur mes Kosovës dhe Serbisë është mjeti i vetëm për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes dy vendeve dhe që kontribuon në

nga B.K18 mars 202318 mars 2023

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, deklaroi se një dialog i hapur mes Kosovës dhe Serbisë është mjeti i vetëm për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes dy vendeve dhe që kontribuon në stabilitetin rajonal dhe që çon drejt një të ardhmeje të begatë për të gjithë rajonin.

Në një konferencë, Kovaçevski u shpreh se me kërkesën e tij ka pasur takime të ndara dypalëshe me kryeministrin Kurti dhe presidentin serb Vuçiq duke treguar edhe arsyet e këtyre takimeve.

“Doja të theksoja personalisht rëndësinë që ka ky takim, për ne si shtet fqinj me Kosovën dhe Serbinë, dhe t’u uroj suksese në dialogun e tyre. Sepse besoj fuqishëm se është e nevojshme dhe e vetmja rrugë që të çon drejt zgjidhjes në botën demokratike të shekullit të 21-të. Dialogu është mjeti i vetëm për konsolidimin e rajonit dhe për integrimin evropian të të dy vendeve”, deklaroi kryeministri maqedonas.

Kovaçevski tha se inkurajon palët e përfshira të jenë konstruktive dhe të kenë një ditë produktive në Ohër.

“Një dialog i hapur për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të hapura të aspekteve të ndryshme, është i një rëndësie të veçantë për stabilitetin rajonal, ruajtjen e paqes dhe një rrugë që të çon drejt një të ardhmeje të begatë, jo vetëm për Serbinë dhe Kosovën, por për të gjithë rajonin. Kontributi i Bashkimit Evropian duhet të normalizojë marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe duhet të kontribuojë në stabilitetin e përgjithshëm të rajonit”, tha Kovaçevski.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut shprehu mirënjohjen edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

22 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

24 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

28 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

3 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

3 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

6 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

12 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

13 orë më parë