RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Kosova në pritje të raportit të Borrellit për heqjen ose jo të masave
🇽🇰 Kosova

Kosova në pritje të raportit të Borrellit për heqjen ose jo të masave

Vendet anëtare të BE-së i kanë kërkuar përfaqësuesit të Lartë Borrell që të dorëzojë raportin e tij vlerësues për hapat që Kosova ka ndërmarrë për shtensionimin e gjendjes në veriun e saj, përmes së c

nga B G11 qershor 202411 qershor 2024

Vendet anëtare të BE-së i kanë kërkuar përfaqësuesit të Lartë Borrell që të dorëzojë raportin e tij vlerësues për hapat që Kosova ka ndërmarrë për shtensionimin e gjendjes në veriun e saj, përmes së cilit mund të vendosin për hejqen e masave ndëshkuese. Raporti pritet të bëhet publik të martën megjithëse ende nuk ka një shenjë nëse Borrell do të rekomandojë heqjen e masave. Ka një drojë në meisn e diplomatëve në Bruksel se Borrell mund të përfshijë në raport edhe zhvillimet e tjera dhe hapat që ka ndërmarrë Kosova me mbylljen e institucioneve financiare serbe si dhe kërkesat për hapjen e urës mbi Ibër. Por, deputetët e mazhorancës në Kosovë, thonë se presin që masat ndaj Kosovës të hiqen me prezantimin e raportit të Borrell, pavarësisht se Qeveria kishte shprehur rezervat e saj prej kohësh. Deputeti Agon Batusha tha se institucionet i kanë përmbushur kërkesat e BE-së sipas marrëveshjes së Bratisllavës.

“Kosova tashmë i ka përmbushur të gjitha kriteret që BE-ja ka kërkuar, ne organizuam zgjedhje në veri edhe pse ato u bojkotuan ne obligimin tonë e kemi kryer pasi që zgjedhjet ishin të rregullta por që qytetarët serb vendosën të mos dalin në këto zgjedhje kjo nuk është problem i qeverisë…”, tha Batusha për rtv21.

Që prej një viti Kosova është nën masat e Bashkimit Evropian dhe ekonomistët në vend kanë folur për një varg pasojash që ato kanë sjellë për vendin. Një raport i Borrell ishte planifikuar të dorëzohej më herët por ai u shty për shkak të veprimeve të policisë së Kosovës në veriun e vendit. Të paktën 6 filiale të Bankës Kursimore postare të Serbisë u mbyllën dhe u konfiskuan mbi 1.6 milionë euro. Këto veprime thuhet se do të përfshihen në raport të Josep Borrell i cili do t’i prezantohet Komisionit Evropian. Analistja politike Alma Lama, thotë se veprimet e njëanshme të institucioneve të Kosovës do të ndikojnë negativisht.

“ Këto sigurisht se do të ndikojnë, dhe Kosova në vazhdimësi ka marr kritika nga Bashkimi Evropian tash është e çështja e shpronësimeve në veri gjë që unë besoj se masat edhe nëse hiqen ato të hiqen pjesërisht një pjesë e tyre do të mbetet…”

Në anën tjetër me kritikat e BE-së, për siç thotë çështje të brendshme të Kosovës nuk pajtohet deputeti i LVV-së, Agon Batusha. ai thotë se BE-ja ka një tendencë të kritikoj çdo veprim të institucioneve të vendit

“ Komunat në veri të banuara me shumcië serbe për qeverinë dhe institucionet tona janë vetëm disa nga 38 komunat e Kosovës dhe qeveria ka të drejtë të ndërhyjë të veproj sipas ligjshmërisë së vendit edhe shpronësimet edhe mbyllja e institucioneve financiare u bënë në përputhje me ligjin…”

Masat e BE-së iu vunë Kosovës pas zhvillimeve në pjesën veriore të vendit që çuan në përshkallëizm të situatës. Të pakjtën 90 pjesëtarë të forcave paqeruajtëse të NATO-s u lënduan në një përplasje me protestues serbë që kundërshtuan vendosjen në objekte komunale të kryetarëve të zgjedhur shqiptarë, nën përcjelljen e policisë së Kosovës./RTV21/21Media

Caktohet çmimi maksimal i naftës për sot
LAJMI TJETËR →
Caktohet çmimi maksimal i naftës për sot

Lexo edhe

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë

1 min më parë
Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin
Kosova

Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin

1 min më parë
Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike
Kosova

Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike

1 min më parë
​Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike
Kosova

​Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike

1 min më parë
Muhaxheri nuk uron Abdixhikun, përshëndet ata që ishin kundër rrëzimit të kryetarit
Kosova

Muhaxheri nuk uron Abdixhikun, përshëndet ata që ishin kundër rrëzimit të kryetarit

15 min më parë
Komuna reagon pas pretendimeve ndaj shefit të kabinetit të Ramës: Do të ketë masa nëse vërtetohen shkeljet
Kosova

Komuna reagon pas pretendimeve ndaj shefit të kabinetit të Ramës: Do të ketë masa nëse vërtetohen shkeljet

21 min më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Abdixhiku pas Kuvendit të partisë: LDK ka nevojë për bashkim, Republika për stabilitet institucional
Kosova

Abdixhiku pas Kuvendit të partisë: LDK ka nevojë për bashkim, Republika për stabilitet institucional

48 min më parë
Haxhiu takon sot krerët e partive, në fokus seanca konstituive
Kosova

Haxhiu takon sot krerët e partive, në fokus seanca konstituive

2 orë më parë
Bajrami reagon pas Kuvendit të LDK-së: Isha në mesin e 152 delegatëve që kërkuan ndryshim
Kosova

Bajrami reagon pas Kuvendit të LDK-së: Isha në mesin e 152 delegatëve që kërkuan ndryshim

2 orë më parë
Hamasi pranon çarmatimin e plotë, Trump njofton tërheqjen e Izraelit nga Gaza
Bota

Hamasi pranon çarmatimin e plotë, Trump njofton tërheqjen e Izraelit nga Gaza

3 orë më parë