RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaSport
​Kosova në Guinness, Bujar Muli theu rekordin botëror, mbajti mbi trup 2000 kilogramë!
Sport

​Kosova në Guinness, Bujar Muli theu rekordin botëror, mbajti mbi trup 2000 kilogramë!

Sportisti kosovar, Bujar Muli, arriti të shkruajë histori, duke thyer rekord botëror në kuadër të Guinness World Records, pasi mbajti mbi trup 2000 kilogramë, duke u bërë i pari në botë që arrin këtë

nga V.G18 korrik 202618 korrik 2026

Sportisti kosovar, Bujar Muli, arriti të shkruajë histori, duke thyer rekord botëror në kuadër të Guinness World Records, pasi mbajti mbi trup 2000 kilogramë, duke u bërë i pari në botë që arrin këtë rezultat.

Ngjarja u zhvillua në sallën e sportit “Jeton Tërstena” në Vushtrri, në praninë e jurisë zyrtare të Guinness-it, e cila e cilësoi këtë arritje si një dëshmi të jashtëzakonshme të forcës fizike dhe qëndrueshmërisë mendore.

“Rekordi i tentuar sot ishte një shfaqje vërtet mbresëlënëse e forcës, jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht”, u shpreh përfaqësuesi i jurisë.

Pas suksesit, Muli u shpreh i kënaqur për arritjen, duke theksuar vlerën e këtij rekordi.

“Ky çmim është një çmim shumë i vlefshëm, pas shumë sakrificash, ushtrime, lëndime, arritëm ta… kurorëzojmë, me… finalizojmë një rekord prej 2000 kg, ku nuk ka mundur deri sot askush m’i mbajt 2000 kg pjesën e përparme të automjetit”, tha ai.

Ai shtoi se është krenar që për herë të dytë e fut Kosovën në Librin e Guinness-it.

“Jam shumë i kënaqur që unë shtetin tim, qytetin tim kam arritur me shtyrë në një libër prej librave më të famshëm që është në botë”, u shpreh Muli.

Ai kërkoi më shumë përkrahje institucionale për sportistët, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes financiare për arritje në arenën ndërkombëtare.

“Po në qoftë se e shohin këtë video, atëherë unë ju them se në Kosovë ka njerëz shumë të fortë, vetëm se duhet t’i përkrahim pak më shumë. Me më shumë mbështetje ka mundësi që sportistët kosovarë të arrijnë suksese edhe më të mëdha në gara botërore”.

Ndërsa, kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, e vlerësoi lart këtë sukses, duke vënë në dukje rëndësinë që ka për qytetin dhe Kosovën.

“Unë e besoj fuqishëm që Bujari do ta thyejë këtë rekord dhe do të vazhdojë me Librin e Ginisit si një ndër protagonistët kryesorë në arenën ndërkombëtare tek ky sport sfidues”, tha Idrizi.

Ngjarja u përcoll me interesim të madh nga qytetarë të shumtë, ndërsa hyrja ishte e lirë për të gjithë të pranishmit.

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

9 min më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

30 min më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

44 min më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

57 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

2 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

3 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

3 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

3 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

3 orë më parë