
Kosova në finale të Kampionatit Ballkanin në Beach Volley
Kombëtarja U22 e Kosovës në Beach Volley, ka siguruar finalen e madhe të Kampionatit Ballkanik, pas një paraqitjeje brilante në gjysmëfinale, të dielën në mesditë. Ekipi i “Dardanëve”, i përbërë nga d
Kombëtarja U22 e Kosovës në Beach Volley, ka siguruar finalen e madhe të Kampionatit Ballkanik, pas një paraqitjeje brilante në gjysmëfinale, të dielën në mesditë.
Ekipi i “Dardanëve”, i përbërë nga dyshja Ermal Maliqi/Erion Bajrami dhe e drejtuar nga trajneri Arben Bislimi, në gjysmëfinale u tregua i fortë për rivalët nga Rumania, Denis Boldis/George Breban, të cilët i mposhtën me rezultat 2-0 (21-18, 21-17).
Ishte një fitore e madhe ndaj një ekipi tejet kualitativ.
Në finale, Kosova U22 do të ndeshet me Turqinë (Batuhan Kuru\Sacit Kurt), të dielën, me fillim nga ora 18:30.
NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Më të fundit
Të gjitha →
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë





