
Kosova dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim ushtarak
Kosova ka nënshkruar marrëveshje me Turqinë për shkëmbimin e personelit ushtarak, shkollimet, trajnimet e përbashkëta, investimi në industrinë e mbrojtjes si dhe trajtimi shëndetësor i pjesëtarëve të
Kosova ka nënshkruar marrëveshje me Turqinë për shkëmbimin e personelit ushtarak, shkollimet, trajnimet e përbashkëta, investimi në industrinë e mbrojtjes si dhe trajtimi shëndetësor i pjesëtarëve të FSK-së në Turqi.
Kjo është bërë e ditur Ministria së Mbrotjes përmes një postimi në “Facebook”.
Me anë të kësaj Marrëveshje Ushtarake Kornizë e cila u arrit pas takimit të Ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci me Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Yasar Guler, pritet thellimi i bashkëpunimit ushtarak në mes këtyre dy vendeve.
“Krahas lidhjes kulturore ndërmjet dy shteteve tona, tashmë ekziston një bashkëpunim i ngushtë në aspektin ushtarak, me qëllim që së bashku t’i kontribuojmë ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë”, theksoi ministri Maqedonci.
Ndërsa pritet thellimi i bashkëpunimit ushtarak në shumë drejtime.
“Takimi i dy ministrave të mbrojtjes filloi me pritje ceremoniale ushtarake, ku ky takim u përmbyll me nënshkrimin e Marrëveshjes Ushtarake Kornizë, me anë të së cilës pritet thellimi i bashkëpunimit ushtarak në shumë drejtime”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Maqedonci, së bashku me delegacionin e tij nga Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, po qëndrojnë në vizitë zyrtare në Turqi, me ftesë nga ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Yasar Guler./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






