
Kosova bie tetë pozita në renditjen e FIBA-s
Kombëtarja e Kosovës ka rënë tetë pozita më poshtë në renditjen te Federata Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA). FIBA si zakonisht pas një eventi ka publikuar renditjen e re, me “Dardanët” që kanë pa
Kombëtarja e Kosovës ka rënë tetë pozita më poshtë në renditjen te Federata Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA).
FIBA si zakonisht pas një eventi ka publikuar renditjen e re, me “Dardanët” që kanë pasur vetëm rënie. Nga pozita e 76-të, tani zënë vendin e 85-të.
Punët mirë nuk i ka as Shqipëria, që ka rënë edhe për dy pozita tjera, pra renditen në vendin e 97-të.
ShBA si zakonisht prinë si numri një në basketboll, kurse Gjermania pasi e mori epitetin e kampionit të Evropës është ngritur në pozitën e dytë, duke tejkaluar Serbinë.
Ngritjen më të madhe padyshim e ka pasur Turqia, që mahnitën të gjithë deri në finale, për t’u renditur në pozitën e 12-të, plot 15 vende më lartë se herën e fundit.
Top 10 me renditjen e re të FIBA-s:
SHBA
Gjermani
Serbi
Francë
Kanada
Australi
Spanjë
Argjentinë
Lituani

Më të fundit
Të gjitha →
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave





