Kosnett: Amerika nuk e ka inkurajuar asnjëherë ndryshimin e kufijve
Kosnett: Qëndrimi i ShBA-së për këtë temë shpesh është keqkuptuar Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka folur lidhur me qëndrimin e ShBA-së lidhur me idenë e ndryshimit të kufijve mes Kosov
Kosnett: Qëndrimi i ShBA-së për këtë temë shpesh është keqkuptuar
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka folur lidhur me qëndrimin e ShBA-së lidhur me idenë e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
Kosnett në një intervistë për emisionin “Jeta në Kosovë” tha se qëndrimi i ShBA-së për këtë temë shpesh është keqkuptuar.
“Ne kemi thënë që nëse Kosova dhe Serbia negociojnë një zgjidhje gjithëpërfshirëse që përfshinë rishikimin e kufijve, ne nuk do ta kundërshtojmë këtë aty për aty. Por, është më rëndësi që ta dinë shikuesit tuaj që qeveria amerikane nuk ka inkurajuar kurrë në mënyrë aktive një rishikim të kufijve apo siç e kanë quajtur disa, ndarje”, tha Kosnett.
Ai shtoi se çështja e ndryshimit të kufijve është lajm i vjetër dhe se nuk ka qenë popullor edhe brenda qytetarëve të Kosovës./kallxo

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






