
Konjufca: Qëllimi i Serbisë ishte aneksimi i një pjese të Kosovës
Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Glauk Konjufca po qëndron në vizitë zyrtare në Berlin. Në Ambasadën e Kosovës, kryeparlamentari ka takuar diasporën me të cilët ka bashkëbiseduar lidhur me agresionin të
Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Glauk Konjufca po qëndron në vizitë zyrtare në Berlin.
Në Ambasadën e Kosovës, kryeparlamentari ka takuar diasporën me të cilët ka bashkëbiseduar lidhur me agresionin të terroristëve serb ndaj Kosovës, raporton rtklive.
“Është një grup që mban kontakte të drejtpërdrejt me ushtrinë e Serbisë. Edhe presidenti edhe ministri i brendshëm dhe ushtria ua ka ofruar poligonet për ushtrime kundër Kosovës. Qëllimi i Serbisë ishte aneksimi i një pjese të territorit të Kosovës. Pra, po e dijmë saktë qëllimin i cili nuk është veç i një grupacionit, por edhe i Serbisë. Për nga natyra quhet akt terrorist por për nga statusi ishte agresion”, tha Konjufca.
Ndërkaq, të martën kreu i Kuvendit të Kosovës do të takohet me presidenten e Bundestagut, Barbal Bas. Gjithashtu takime do të zhvillojë edhe me kryesuesin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Bundestagut, Michael Roth dhe anëtarët e tjerë të këtij komisioni.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






