
Konjufca: Pas zhvillimeve në LDK “zgjidhja” së shpejti
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, është shprehur optimist se me LDK-në mund të gjendet së shpejti një zgjidhje sa i përket marrëveshjes për formimin e institucioneve të reja. Sip
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, është shprehur optimist se me LDK-në mund të gjendet së shpejti një zgjidhje sa i përket marrëveshjes për formimin e institucioneve të reja. Sipas tij, pas takimit mes
Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut është vërejtur një qasje dhe një vullnet më pozitiv për arritjen e një marrëveshjeje. Megjithatë, ai tha se po presin zhvillimet e brendshme në LDK, përcjell rtv21.
“Tash mbetet të shihen zhvillimet e brendshme të LDK-së. LDK-ja e ka autonominë e vet për të vendosur për çështjet e saj të brendshme. Ne nuk jemi këtu për ta këshilluar, sepse LDK-ja është një parti që ekziston prej kohësh në Kosovë dhe di t’i rregullojë punët e veta. Pas takimit me Kurtin, kryetari i LDK-së m’u duk se pati një natyrë tjetër të diskutimit, ndryshe nga herët e kaluara, dhe kjo na ka bërë më optimistë se një zgjidhje mund të gjendet së shpejti.”, tha ai /RTV21/21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






