RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Konjufca në Prizren: Kriminelët duhet të ndëshkohen

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca sot bëri homazhe te lapidari i të rënëve në Lagjen e Trimave (ish-Tusus) në Prizren, ku para 22 vitesh forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe kanë vrar

nga Egzona Mehmeti26 maj 202126 maj 2021

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca sot bëri homazhe te lapidari i të rënëve në Lagjen e Trimave (ish-Tusus) në Prizren, ku para 22 vitesh forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe kanë vrarë dhe masakruar 27 banorë të kësaj lagjeje.

Siç u informua nga Kuvendi, Konjufca tha se ishte në atë vend për të nderuar dhe për t’u përkulur para të gjithë atyre që kanë dhënë jetën për liri, duke përmendur Lagjen e Trimave si një shembull se si duhet rreshtuar në krah të luftës çlirimtare. Por, shtoi ai, ajo që brenë ndërgjegjen e të gjithëve për këto krime të kryera anekënd Kosovës nga regjimi i Serbisë, duke mos kursyer as gra e fëmijë, është fakti se ende nuk është dënuar askush.

“Ata që kanë kryer këtë masakër dihen me emër e mbiemër dhe vazhdojnë të jetojnë të lirë, pa marrë dënimin e merituar. Prandaj, është obligim i institucioneve të Kosovës dhe i secilit prej nesh që të bëjmë më shumë seç është bërë deri me tani. Të shpalosim identitetin e atyre që kanë kryer këto masakra dhe të bëjmë presion edhe te bashkësia ndërkombëtare për gjetjen e kapjen e tyre dhe të njëjtit të sillen para drejtësisë”, tha Konjufca.

Tutje, sipas komunikatës, Konjufca theksoi se tashmë edhe Kosova e ka mundësinë që t’i gjykojë kryerësit e krimeve edhe në mungesë, meqë tashmë ekziston edhe ligji.

“Ndryshimi i ligjit mundëson gjykimin në mungesë dhe nuk ka asnjë justifikim për të mos filluar këto procese për secilin që dihet me emër dhe mbiemër se ka urdhëruar apo ka qenë pjesëmarrës i shumë masakrave të kryera në Kosovë”, u shpreh ai.

Kreu i Kuvendit qëndroi edhe në shtëpitë e disa banorëve të kësaj lagjeje, familjarët e të cilëve janë vrarë në masakrën e 26 majit të vitit 1999. Me këtë rast, siç u bë e ditur, ai iu premtoi atyre angazhim institucional për ndëshkimin e kriminelëve./21Media

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

26 min më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

2 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

2 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

3 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

5 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

5 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

2 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

4 orë më parë