Konflikti në Ukrainë, finalja e Champions League u zhvendos nga Rusia në Paris
Finalja e Ligës së Kampionëve të vitit 2022 do të luhet në Paris pasi Rusia u hoq nga ndeshja pas pushtimit të Ukrainës. Finalja e kompeticionit më prestigjioz evropian për klube do të luhej në Shën
Finalja e Ligës së Kampionëve të vitit 2022 do të luhet në Paris pasi Rusia u hoq nga ndeshja pas pushtimit të Ukrainës.
Finalja e kompeticionit më prestigjioz evropian për klube do të luhej në Shën Petersburg më 28 maj, shkruan BBC, transmeton rtv21.tv.
Pas një takimi të premten, UEFA konfirmoi se ndeshja nuk do të mbahej në “Gazprom Arena”.
Në vend të kësaj, organi qeverisës i futbollit evropian ka vendosur që do të mbahet në “Stade de France” në Paris.
UEFA shprehu “falënderimin dhe vlerësimin” për presidentin francez Emmanuel Macron për “mbështetjen dhe angazhimin e tij personal që loja më prestigjioze e futbollit të klubeve evropiane të zhvendoset në Francë në një kohë krize të pashembullt”.
Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, njoftuan autoritetet në Kiev. Presidenti rus, Vladimir Putin, konfirmoi se ka nisur, siç tha, një operacion “special” për “çmilitarizimin” e Ukrainës./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë





