RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBiznes
💼 Biznes

Konfiskohet pasuri në vlerë 500 mijë euro nga tatimpaguesit borxhlinj

Aksion i ATK-së Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) edhe gjatë kësaj jave ka zhvilluar aksion në disa lokacione të ndryshme për konfiskimin e pasurisë së tatimpaguesve, të cilët nuk kanë përmbushur

nga RTV2122 nëntor 201922 nëntor 2019

Aksion i ATK-së

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) edhe gjatë kësaj jave ka zhvilluar aksion në disa lokacione të ndryshme për konfiskimin e pasurisë së tatimpaguesve, të cilët nuk kanë përmbushur kërkesat ligjore të ATK-së në pagesën e borxheve në afatin e përcaktuar, si dhe nuk i janë përgjigjur paralajmërimeve se do të ndërmerren veprimet e mbledhjes së detyrueshme të tatimeve, përmes konfiskimit të pasurisë.

Sipas ATK-së, procedura e konfiskimit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është zhvilluar ndaj gjashtë tatimpaguesve sipas planit paraprak, ndërsa vlera e mallrave dhe pasurisë së konfiskuar është 500 mijë euro.

“Si rezultat i shumë aktiviteteve intensive që administrata tatimore është duke ndërmarr, kemi  trend  pozitiv të zvogëlimit  të  borxheve,  të cilat kanë reflektuar në rritjen e të hyrave. Përveç konfiskimit të pasurisë,  aksioni në fjalë  do  të  shtrihet edhe në mbledhjen e të  gjitha gjobave mandatore, të cilat janë të pa-paguara. Aksionet e ngjashme do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, andaj inkurajojmë të gjithë tatimpaguesit borxhlinj që t’i kryejnë me kohë obligimet tatimore, në mënyrë që të mos bëhen objekt i ndëshkimeve dhe i procedurave të mbledhjes së detyrueshme. Fokusi ynë vazhdon të mbetet rritja e nivelit të përmbushjes vullnetare të tatimpaguesve, sipas Legjislacionit Tatimor të Kosovës, si dhe trajtimi i borxheve tatimore”, thuhet në komunikatën e ATK-së.

Edhe para disa javësh ATK e zhvilloi aksionin kundër tatimpaguesve borxhlinj.

Temperatura përvëluese sot në Kosovë
LAJMI TJETËR →
Temperatura përvëluese sot në Kosovë

Lexo edhe

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

1 min më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

2 orë më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

11 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

13 orë më parë