
Konfiskohen mallra të falsifikuara në Han të Elezit
Të hënën, gjatë një kontrolli të zakonshëm në pikën kufitare të Hanit të Elezit, zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë ndaluar për kontroll një veturë që po hynte në territorin e Republikës së Kosovës. S
Të hënën, gjatë një kontrolli të zakonshëm në pikën kufitare të Hanit të Elezit, zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë ndaluar për kontroll një veturë që po hynte në territorin e Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit, me rastin e kontrollit, në veturë janë zbuluar mallra të ndryshme, kryesisht artikuj tekstili dhe parfume, për të cilat ekzistonte dyshimi se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale.
“Rasti është proceduar për trajtim nga Njësia për të Drejtat e Pronësisë Intelektuale (DPI), ku pas verifikimit është konstatuar se mallrat në fjalë janë të falsifikuara dhe si të tilla përbëjnë shkelje të ligjit për mbrojtjen e pronësisë intelektuale në vend”, thuhet në njoftim.
Në përputhje me procedurat ligjore, mallrat thuhet se janë konfiskuar, ndërsa ndaj personit të përfshirë janë iniciuar procedurat për kundërvajtje doganore.
“Dogana e Kosovës mbetet e vendosur në angazhimin e saj për të parandaluar hyrjen dhe qarkullimin e mallrave të falsifikuara në tregun vendor dhe për të zbatuar me përpikëri dispozitat ligjore që garantojnë mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale”, theksohet në njoftim.

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Temperatura përvëluese sot në Kosovë






