RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Konfiskohen 9 kg drogë në Mazgit, policia arreston dy të dyshuar
🇽🇰 Kosova

Konfiskohen 9 kg drogë në Mazgit, policia arreston dy të dyshuar

Nëntë kilogramë drogë janë konfiskuar mbrëmë në dalje të autostradës në fshatin Mazgit të Obiliq. Policia ka njoftuar se substancat narkotike dyshohet të jenë marihuanë. Lidhur me rastin, policia ka a

nga Kaltrina Berila2 nëntor 20242 nëntor 2024

Nëntë kilogramë drogë janë konfiskuar mbrëmë në dalje të autostradës në fshatin Mazgit të Obiliq.

Policia ka njoftuar se substancat narkotike dyshohet të jenë marihuanë.

Lidhur me rastin, policia ka arrestuar dy persona që kanë qenë në veturë.

“Hetuesit policorë nga Sektori Qendror për Hetimin me Narkotik, më 01.11.2024 në ora 19:00, në koordinim me agjenci tjera të sigurisë, në dalje të autostradës në fshatin Mazgit, kanë ndaluar për kontroll një veturë. Gjatë kontrollit të veturës, janë gjetur rreth 9 kg lëndë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë. Kurse gjatë kontrollit të dy personave që kanë qenë në veturë, janë gjetur dhe rreth 0.5 gr lëndë narkotike që dyshohet të jetë kokainë dhe te personi tjetër rreth 94 gr lëndë narkotike, dyshohet të jetë marihuanë”, thuhet në njoftim.

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe në koordinim me organet e drejtësisë janë kontrolluar dy lokacione.

“Gjatë kontrollit në njërin lokacion janë gjetur 16 gr lëndë narkotikë, dyshohet të jetë kokainë. Kurse, në lokacionin tjetër janë gjetur 418 gr lëndë narkotike, dyshohet të jetë marihuanë”, thuhet mes tjerash në njoftim,

Policia bën të ditur se në tërësi, gjatë këtij operacioni policor janë konfiskuar 9 kg e 512 gr lëndë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë dhe 16.5 gr substancë që dyshohet të jetë kokainë.

“E tërë lënda narkotike e konfiskuar, mendohet se ka vlerë tregu rreth 15 mijë euro. Po ashtu, janë konfiskuar edhe një veturë dhe një telefon”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit të të dyshuarve, me aktvendim të prokurorit, dy të dyshuarit: R.H., (viti i lindjes 1965, mashkull kosovar) dhe A.Z., (viti i lindjes 1998, mashkull kosovar), janë dërguar në mbajtje./21Media

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

3 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

2 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

2 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

11 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

13 orë më parë