Komuna e Prishtinës paralajmëron gjoba për djegien e kontejnerëve
Komuna e Prishtinës apelon qytetarët Komuna e Prishtinës iu bën thirrje bizneseve dhe amvisërive që mbetjet e djegieve (hirin), të mos i hedhin në kontejnerët e plastikës, për shkak të dëmeve që po i
Komuna e Prishtinës apelon qytetarët
Komuna e Prishtinës iu bën thirrje bizneseve dhe amvisërive që mbetjet e djegieve (hirin), të mos i hedhin në kontejnerët e plastikës, për shkak të dëmeve që po i shkaktojnë në vazhdimësi.
“Mbetjet e djegieve, vetëm pasi të ftohen, duhet të hidhen në thasë të plastikës, dhe të vendosen pranë kontejnerëve. Kompania “Pastrimi”, do ta bëjë largimin e tyre”, thuhet në apelin e Komunës së Prishtinës drejtuar bizneseve dhe amvisërive.
Sipas komunës, djegia e kontejnerëve përveç që po shkakton dëme materiale, paraqet rrezik edhe për mjedisin përreth.
“Drejtoria e Inspekcionit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të mbikëqyrin këtë proces, dhe kudo që e identifikojnë shkaktarin do të shqiptojnë gjoba”, ka paralajmëruar Komuna e Prishtinës./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë





