RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Komuna dhe“Pastrimi” vazhdojnë përplasjen për faturat e mbeturinave
🇽🇰 Kosova

Komuna dhe“Pastrimi” vazhdojnë përplasjen për faturat e mbeturinave

Derisa Komuna e Prishtinës dhe kompania “Pastrimi” po vazhdojnë luftën e tyre të hapur për faturat e mbeturinave, në kryeqytet ka shpërthyer një ngërç i madh që po krijon kunfuzion tek qytetarët dhe n

nga Gentrita Xhemajli9 prill 20259 prill 2025

Derisa Komuna e Prishtinës dhe kompania “Pastrimi” po vazhdojnë luftën e tyre të hapur për faturat e mbeturinave, në kryeqytet ka shpërthyer një ngërç i madh që po krijon kunfuzion tek qytetarët dhe nuk dijnë kujt t’i drejtohet për pagesa.

Pasiguria dhe frika kanë marrë përmasa të mëdha, pasi të dyja institucionet i kanë kërcënuar qytetarët me masa drastike, përfshirë mundësinë e dërgimit të çështjeve në duar të përmbaruesve. Mirëpo në përpjekje për të dhënë fund kësaj dileme, zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Donat Lushaku për rtv21 tha se nuk do të ketë ndëshkime për ata që kanë paguar faturat, pavarësisht se kujt ia kanë dërguar ato mjete.

Në anën tjetër kompania “Pastrimi”, udhëzimet e komunës së Prishtinës i sheh si veprime të kundërligjshme që i kushtuan kësaj kompanie humbje për mbi 2 milionë euro. Përkundër deklarimeve të zyrtarëve të kryeqytetit, kjo kompani thekson sërish se ata që nuk kanë kryer pagesat ndaj tyre do të dërgohen tek përmbaruesit.

“Ata të cilët nuk paguajnë tarifat e mbeturinave nga janari 2025 e tutje do të procedohen tek Përmbaruesit Privat. Kjo është bërë duke u mbështetur në përcaktimet ligjore të Ligjit për Procedurën Përmbarimore, respektivisht nenit 29, paragrafi 1, nën paragrafi 1.2 dhe 1.3, ku citohet që: “Përmbarimi me qëllim të realizimit të kërkesës në të holla caktohet edhe në bazë të dokumentit të besueshëm. Kompania “Pastrimi” ka të drejtë të gjeneruesve të mbeturinave që nuk kryejnë pagesat ti dërgojë në procedurë përmbarimore. Në të kundërtën me këtë bazë ligjore çdo pagesë e bërë nga Komuna e Prishtinës përbënë shkelje ligjore dhe pasurim i pabazë, dhe si qytetarë keni të drejtë të ndjekeni rrugë ligjore apo pranë organeve tjera sepse veprimet e komunës nuk kanë asnjë bazë ligjore”.

Zyrtarë të kryeqytetit ndërkaq thanë se do të ulen sërish në një tavolinë me kompaninë e pastrimit  për të gjetur një zgjidhje dhe për të arritur një marrëveshje të qartë dhe të drejtë, që do të ulin pasigurinë dhe frikën e qytetarëve.

Në fillim të muajit shkurt, Komuna e Prishtinës udhëzoi qytetarët e kryeqytetit që pagesat për faturimin e mbeturinave të realizohen përmes Komunës së Prishtinës deri në një vendim të ri. /RTV21/21Media

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

14 min më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

2 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

2 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

3 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

4 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

4 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

2 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

4 orë më parë