Kolona në Merdarë, mbi 4 orë pritje
Kolona të gjata janë bërë në dalje të Kosovës në pikën kufitar në Merdarë mëngjesin e kësaj të enjte. Atje bashkatdhetarët po presin mbi 4 orë për të kaluar kufirin. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxh
Kolona të gjata janë bërë në dalje të Kosovës në pikën kufitar në Merdarë mëngjesin e kësaj të enjte. Atje bashkatdhetarët po presin mbi 4 orë për të kaluar kufirin.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolonat në dalje të pikë kufitare në Merdarë janë 1 deri në 2 kilometra.
Ndërsa pritjet në dalje të pikës kufitare Mutivodë janë 35 deri në 40 minuta, kurse mbi 30 minuta janë pritjet në dalje të pikës kufitare në Jarinje.
Situatë e ngjashme paraqitet edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Pritjet në dalje të këtij vend kalimi kufitar janë deri në 30 minuta./21Media


Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet






