
Kolë Krasniqi: Kuvendi i Kosovës nuk është konstituar
(Lajm i përditësuar) Kolë Krasniqi: Kuvendi i Kosovës nuk është konstituar Profesor Kolë Krasniqi, në “Click” të RTV21, ka dhënë një vlerësim nga aspekti juridik lidhur me gjendjen e Kuvendit të Kosov
(Lajm i përditësuar)
Kolë Krasniqi: Kuvendi i Kosovës nuk është konstituar
Profesor Kolë Krasniqi, në “Click” të RTV21, ka dhënë një vlerësim nga aspekti juridik lidhur me gjendjen e Kuvendit të Kosovës.
Ai theksoi se, sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi, Kuvendi nuk mund të konsiderohet i konstituar në mënyrë të ligjshme.
“Në realitet, të gjithë juristët që e njohin mirë rregulloret e Kuvendit e konsiderojnë që Kuvendi nuk është konstituar,” tha Krasniqi.
”Kurti në Gjykatë”, Krasniqi: Tendencat për kapje të drejtësisë janë të dukshme
Profesor Kolë Krasniqi në ”Click” të RTV21 komentoi seancën e sotme lidhur me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, i cili u paraqit në Gjykatën Themelore në Prishtinë në rastin në të cilin ish-udhëheqësi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku dhe Nuredin Selmani akuzohen për kanosje ndaj tij.
Krasniqi theksoi se nuk beson që kryeministri ka pasur frikë nga kërcënimet, por theksoi rëndësinë që gjykata të hetojë me kujdes çdo veprim që mund të jetë dyshues.
”Nuk e besoj se edhe aj ka pasur frikë nga aj mesazh, mirëpo Gjykata duhet të hetoj çdo veprim dyshues”, tha Krasniqi.
Lidhur me këtë Krasniqi tha se “tendencat për kapje të sistemit të drejtësisë janë të dukshme
‘Tendeca për kapje të sistemti të drejtësisë janë të dukushme, askush prej politikanëve nuk e ka propakontrabanduar sistemin juridik më teper se Kurti, nuk kemi barazi ligjore”, tha Krasniqi./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”





