RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
​KMDLNJ i reagon Kurtit për padinë për gjenocid: Mbetet premtim elektoral
🇽🇰 Kosova

​KMDLNJ i reagon Kurtit për padinë për gjenocid: Mbetet premtim elektoral

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti lidhur me vonesën për të paditur Serbinë për gjenocid dhe krime lufte. KMDLNJ

nga B G12 nëntor 202412 nëntor 2024

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti lidhur me vonesën për të paditur Serbinë për gjenocid dhe krime lufte.

KMDLNJ vlerëson se premtimi për padi për gjenocid kundër Serbisë ka qenë dhe mbetet premtim elektoral.

Sipas KMDLNj-së, “LVV dhe Albin Kurti patën premtuar se gjatë mandatit që e fituan me shumicë absolute do ta padisin Serbinë për gjenocid kundër shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës së fundit 1998 – 1999. Për këtë është rithemeluar e jo themeluar Instituti për Krime Lufte dhe është miratuar Strategjia për Drejtësi Tranzicionale”.

Më tej thuhet se KMDLNj ka qenë pjesë shumë kontribuese e Grupit Punues, si për rithemelimin e Institutit për Krime Lufte ashtu edhe për Strategjinë për Drejtësi Tranzicionale.

“KMDLNj ka kundërshtuar që Instituti për Krime Lufte të jetë brenda dhe nën përgjegjësi të Zyrës së Kryemkmistrit por se duhet të jetë një institucion i pavarur hulumtues, jashtë çdo ndikimi politik sikur që është në çdo vend të botës. Drejtori i Institutit nuk ka kaluar nëpër filtrat e vlerësimit profesional përmes konkursit por është i emëruar politik i KM Kurti. Gjithashtu, dokumenti final i Strategjisë për Drejtësi Tranzicionale që është miratuar nga qeveria e Kosovës me propozim të MD – së nuk është i pranueshëm e as i zbatueshëm, as si formë e as si përmbajtje për faktin se nuk janë integruar brenda këtij dokumenti propozimet dhe rekomandimet e organizatave që kanë përvojë në këtë fushë përveç organizatave që kanë raport klientelist me qeverinë”, thuhet në reagim.

Në reagimin e KMDLNJ thuhet se “Kurti tha se qeveria e Kosovës është duke bërë punë të madhe në pregatitjen e padisë për gjenocid por shkaku i natyrës së çështjes, përmbajtja është konfidenciale sikur që disa injorantë korruptivë brenda FSK – së u përpoqën që marrëveshjen për furnizim me fasule për FSK – në ta trajtojnë si çështje konfidenciale apo si material i klasifikuar. Arsyetimi i KM Kurti se njëra ndër arsyet e konfidencialitetit qenka se Serbia ka qëndrim armiqësor, sa është e paqëndrueshme aq është edhe qesharake për faktin se padia e tillë nuk bëhet ndaj shtetit miqësor. E vërteta është se me statusin ndërkombëtar që e ka Kosova , nuk ka të drejtë të bëjë padi të tillë sepse duke mos qenë anëtare e Kombeve të Bashkuara, e ka të pamundur qasjen në gjykatat që trajtojnë padi të tilla. Mundësia që këtë ta bëjë përmes një shteti apo vendi tjetër thuaja është e pamundur shkaku se askush nuk e merr një përgjegjësi të tillë, madje as Shqipëria”.

KMDLNJ thotë po ashtu se “premtimi për padi për gjenocid kundër Serbisë ka qenë dhe mbetet premtim elektoral që nuk ka gjasa teorike të realizohet gjatë këtij mandati e as në mandatin e radhës pavarësisht se kush do të jetë në krye të vendit. Instituti për Krime Lufte nuk ka kapacitet profesional të merret me këtë çështje dhe as materiale të mjaftueshme. Realisht, që nga themelimi nuk ka asnjë aktivitet hulumtues përveç se mundohet të përfitojë nga puna e të tjerëve, pa zgjedhur mjete për të ardhur te materialet. KMDLNj ka fakte të mjaftueshme për këtë”.

Në fund thuhet po ashtu se ky Institut mundet, përmes një bashkëpunimi korrekt e jo korruptiv dhe shantazhues, të punojë për ruajtjen e Kujtesës Historike përmes krijimit të një baze të të dhënave të përqëndruar, si një Institut i pavarur hulumtues e jo si një institut i instrumentalizuar nga politika.

Hamasi pranon çarmatimin e plotë, Trump njofton tërheqjen e Izraelit nga Gaza
LAJMI TJETËR →
Hamasi pranon çarmatimin e plotë, Trump njofton tërheqjen e Izraelit nga Gaza

Lexo edhe

Muhaxheri nuk uron Abdixhikun, përshëndet ata që ishin kundër rrëzimit të kryetarit
Kosova

Muhaxheri nuk uron Abdixhikun, përshëndet ata që ishin kundër rrëzimit të kryetarit

1 min më parë
Komuna reagon pas pretendimeve ndaj shefit të kabinetit të Ramës: Do të ketë masa nëse vërtetohen shkeljet
Kosova

Komuna reagon pas pretendimeve ndaj shefit të kabinetit të Ramës: Do të ketë masa nëse vërtetohen shkeljet

1 min më parë
Caktohet çmimi maksimal i naftës për sot
Kosova

Caktohet çmimi maksimal i naftës për sot

1 min më parë
Abdixhiku pas Kuvendit të partisë: LDK ka nevojë për bashkim, Republika për stabilitet institucional
Kosova

Abdixhiku pas Kuvendit të partisë: LDK ka nevojë për bashkim, Republika për stabilitet institucional

1 min më parë
Haxhiu takon sot krerët e partive, në fokus seanca konstituive
Kosova

Haxhiu takon sot krerët e partive, në fokus seanca konstituive

1 orë më parë
Bajrami reagon pas Kuvendit të LDK-së: Isha në mesin e 152 delegatëve që kërkuan ndryshim
Kosova

Bajrami reagon pas Kuvendit të LDK-së: Isha në mesin e 152 delegatëve që kërkuan ndryshim

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare
Kosova

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

2 orë më parë
Sot mbahet seanca ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte
Kosova

Sot mbahet seanca ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte

2 orë më parë
Intensifikohet vapa verore, maksimalja sot deri në 35°C
Kosova

Intensifikohet vapa verore, maksimalja sot deri në 35°C

2 orë më parë
Abdixhiku hap rrugën për negociata me LVV-në
Kosova

Abdixhiku hap rrugën për negociata me LVV-në

11 orë më parë