RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Klinika e Neurologjisë me shërbime të reja mjekësore

Klinika e Neurologjisë në QKUK, ndonëse e ngarkuar me trajtimin e personave të prekur me COVID -19, në një pjesë të konsiderueshme të vitit 2020, ka arritur me sukses të aktivizojë hapësira dhe shër

nga B.K1 mars 20211 mars 2021

Klinika e Neurologjisë në QKUK, ndonëse e ngarkuar me trajtimin e personave të prekur me COVID -19, në një pjesë të konsiderueshme të vitit 2020, ka arritur me sukses të aktivizojë hapësira dhe shërbime të reja, shumë të rëndësishme për trajtimin e pacientëve me probleme shëndetësore neurologjike.

QKUK ka njoftuar se është funksionalizuar reparti për trajtimin e pacientëve jashtë spitalor, ambulanca emergjente, hapësira për trajtimin e aksidentit akut iskemit trunor me trombolizë dhe qendra për strok.

“Janë funksionalizuar ambulancat specialistike, neurofiziologjike, neuropsikologjike, hapësirat për trajtimin e pacientëve me Sklerozën Multiple dhe ka filluar projekti nacional për SM, me të cilin të gjithë pacientët mbulohen me terapi imunomoduluese. Gjithashtu, është trajnuar stafi dhe janë përpiluar protokollet për sëmundjen iskemike trunore, epilepsi dhe Skleroze Multiple. Vitin e shkuar, në Klinikën e Nuerologjisë janë kryer 6 mijë e 252 vizita ambulatore, 1mijë e 603 ekzaminime EEG, 819 ekzaminime EMNG, 659 ekzaminime Doppler, derisa janë ofruar 1 mijë e 422 shërbime në Kabinetin e Sëmundjeve Demilinizuese”, thuhet në njoftimin e QKUK./21Media

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
LAJMI TJETËR →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Lexo edhe

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

31 min më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

45 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

2 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

3 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

3 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

2 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

2 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

3 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

5 orë më parë