RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

KIPRED: Mediat ruse publikuan mbi 100 lajme të rreme për Kosovën

Vetëm për një muaj e gjysmë, nga 600 lajme që janë publikuar në mediat ruse për Kosovën 116 prej tyre kanë pasur përmbajtje me dezinformata. Kështu u tha me rastin e publikimit të raportit tre mujor “

nga Kaltrina Berila3 dhjetor 20213 dhjetor 2021

Vetëm për një muaj e gjysmë, nga 600 lajme që janë publikuar në mediat ruse për Kosovën 116 prej tyre kanë pasur përmbajtje me dezinformata. Kështu u tha me rastin e publikimit të raportit tre mujor “Observeri i Kosovës: Lufta Diplomatike Ruse dhe Dezinformimi Medial, 15 gusht – 1 tetor, 2021” nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED).
Drejtori i KIPRED-it, Lulzim Peci në një konferencë për media tha se raporti konkludon se një moment i rëndësishëm për intensifikimin e bashkëpunimit ruso-serb kundër shtetësisë të Kosovës dhe stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor mund të ketë ndodhur në fund të muajit nëntor.
Sipas tij, kjo mund të ketë ngjarë gjatë vizitës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Moskë dhe takimit të tij me presidentin rus, Vladimir Putin më 25 nëntor 2021.
Ai tha se përplasjet e fundit midis Prishtinës dhe Beogradit, si dhe ato midis Prishtinës dhe Moskës, të shoqëruara me mungesën e progresit në dialogun e ndihmuar nga Brukseli midis Kosovës dhe Serbisë, e kanë krijuar një tokë të plleshme për intensifikimin e mëtutjeshëm të luftës diplomatike të Rusisë kundër Kosovës.
“Në këtë kohë kanë qenë të botuara diku rreth 600 lajme për Kosovë nga këto media. Pra, nga 589 lajme që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë kishin të bënin me Kosovën 116 prej tyre kanë pasur përmbajtje me dezinformata, pra 19.4 përqind e tyre. Numri më i madh i dezinformatave është i botuar nga Sputnik Serbia 77, pasuar nga TASS 12, Russia Today 8, Russian Insider 6, Sputnik International 5, UNZ 4, Neësfront 4, The Duran 2 dhe Pravda Report 2. Këto dezinformata i kemi grupuar në katër kategori, e para është rrënimi i themeleve të legalitetit të shtetësisë dhe sovranitetit të Kosovës ku kanë qenë 48 sosh, ndryshimi i narrativeve të luftës dhe të krimeve të luftës në ish-Jugosllavi 8, rrënimin e kredibilitetit të angazhimit perëndimor në shtet-ndërtimin në Kosovë dhe në dialogun Prishtinë-Beograd 28, dhe paraqitja e komunitetit serb dhe e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë si të shtypura dhe të kërcënuara 32”, tha ai.
Ndërkaq, sa i përket analizimit të deklaratave, të konferencave për shtyp të establishmentit të politikës së jashtme ruse, Peci tha se tregojnë qartë vazhdimin e synimit të narrativave për t’i rrënuar themelet e shtetësisë së Kosovës.
“Shohim që narrativat e tyre janë kryesisht të orientuara në rrënimin e themeleve të shtetësisë së Kosovës dhe të angazhimit perëndimor në Kosovë dhe në rajon, janë duke i akuzuar pa të drejtë autoritetet kosovare për ushtrim të dhunës ndaj komunitetit serb, janë duke i mohuar të drejtën autoriteteve tona për të luftuar krimin e organizuar në tërë territorin e vendit. Në këtë rast dua të theksoj që aktivitetet publike të establishmentit të politikës së jashtme ruse kundër Kosovës gjatë kësaj periudhe janë intensifikuar nga gjysma e dytë e shtatorit, me fillimin e krizës afatshkurtër në pjesën veriore të Kosovës dhe me dëbimin e dy diplomatëve rus të Ambasadës së Rusisë në Prishtinë, këtu kemi eskalim të përplasjeve”, tha ai.
Ky raport nga KIPRED është për periudhën 15 gusht deri më 1 tetor 2021.

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

1 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

2 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

2 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

11 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

12 orë më parë