RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaFutboll
Futboll

Kështu e përshëndetën bashkëlojtarët Lionel Messin pas njoftimit për largimin nga Barcelona

Njoftimi i lëshuar nga Barcelona se Lionel Messi nuk do të jetë pjesë e klubit për shkak të problemeve financiare të klubit nuk u prit mirë nga bota e futbollit e aq më tepër nga tifozët e Barcelonës

nga Xh.D7 gusht 20217 gusht 2021

Njoftimi i lëshuar nga Barcelona se Lionel Messi nuk do të jetë pjesë e klubit për shkak të problemeve financiare të klubit nuk u prit mirë nga bota e futbollit e aq më tepër nga tifozët e Barcelonës si dhe bashklojtarët e tij në “Camp Nou”.
Ylli argjentinas raportohet se do të transferohet në Paris-Saint-Germain derisa kanë filluar tashmë fjalët përshëndetëse dhe lamtumire nga shokët e Messit në Barcelonë.
I pari që e theu heshtjen menjëherë pas lajmit të lëshuar nga Barcelona ishte mesfushori Sergi Busquets i cili e falënderoi Messin për gjithçka që ka bërë për klubin.
“Faleminderit për atë që ke bërë për klubin dhe për ata që ishin afër teje gjatë këtyre viteve. Erdhe këtu si fëmijë dhe po largohesh si lojtari më i mirë në histori. Ju e keni bërë këtë klub të rritet në nivelet më të larta dhe gjithmonë mund të tregojë që kam ndarë shumë momente me ty. Do të më mungosh shumë”, ka shkruar Busquets.
Ansu Fati nga ana tjetër ka thënë se për atë ishte një arritje shumë e madhe që e kishte rastin ta takonte dhe te luante bashkë me Messin.
“Të gjithë lojtarët që vijnë në “La Masia” ëndërrojnë të luajnë me ty. Unë ndihem i privilegjuar që e arrita këtë. Dua të falënderoj për këto dy vite së bashku. Unë dhe familja ime do të jemi gjithmonë falenderuas.”, ka shkruar Fati.
Shumë krenar që ka luajtur me Messin te Barcelona është edhe Philippe Coutinho.
Falemnderit për gjithçka. Ishte krenari e madhe të takoj dhe të luajmë së bashku. Të urojë shumë suksese në të ardhmen.”, ka shkruar Coutinho në “Twitter”.
Ndërsa qendërmbrojtësu Gerard Pique ka thënë se pas largimit të Messit, asgjë nuk do të jetë e njëjtë në Camp Nou dhe në Barcelonë.
“Asgjë nuk do të jetë e njëjtë, as në Camp Nou, as në Barcelonë e as brenda ekipit. Pas më shumë 20 viteve, ju nuk do ta vishni më fanellën e Barcelonës. Realiteti ndonjëherë është shumë i vështirë. U takuam në vitin 2000, ishim 13 vjeçar dhe kishim karrierën para vetes, çfarë karriere. Tani po largohesh, por e di që do të kthehesh.”. shkruan Pique.

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
LAJMI TJETËR →
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

Lexo edhe

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

1 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

15 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

30 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

33 min më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

3 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

3 orë më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

12 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë