
Këshilli Konsultativ për Komunitete mbajti takimin e sotëm nën kryesimin e Osmanit
Presidenca e Kosovës përmes një njoftimi për media kanë njoftuar për takimin që kanë mbajtur sot të Këshillit Konsultativ për Komunitete. Në këtë takim të kryesuar nga presidentja Osmani, janë shqyrtu
Presidenca e Kosovës përmes një njoftimi për media kanë njoftuar për takimin që kanë mbajtur sot të Këshillit Konsultativ për Komunitete.
Në këtë takim të kryesuar nga presidentja Osmani, janë shqyrtuar çështjet e rëndësishme qe lidhen me nevojat dhe prioritetet e komuniteteve në vend, me fokus në pjesëmarrjen e tyre të barabartë në jetën shoqërore, institucionale dhe ekonomike.
Në këtë takim gjithashtu është theksuar se përfshirja e komuniteteve në proceset shtetërore është thelbësore për realizimin e të drejtave të tyre, përfshirë të drejtat sociale, dhe për ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse ku çdo qytetar gëzon trajtim të barabartë.
“Anëtarët e Këshillit shprehën mirënjohjen e tyre për Presidenten Vjosa Osmani, duke vlerësuar lartë përkushtimin e saj në adresimin dhe përkrahjen e çështjeve të komuniteteve, si dhe gatishmërinë e saj për të qenë gjithmonë pranë tyre në zgjidhjen e sfidave dhe avancimin e të drejtave të barabarta për të gjithë”, thuhet në njoftim.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






