KDI: Aksioni i sotëm dëshmi që Kosova është e zhytur në korrupsion
Instituti Demokratik i Kosovës ka vlerësuar se aksioni i sotëm në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë është dëshmi se Kosova është thellë e zhytur në korrupsion dhe se sa të organizuara janë grup
Instituti Demokratik i Kosovës ka vlerësuar se aksioni i sotëm në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë është dëshmi se Kosova është thellë e zhytur në korrupsion dhe se sa të organizuara janë grupet kriminale. të cilat sipas KDI-së, fatkeqësisht kanë arritur të depërtojnë lart edhe në hiearkinë e institucioneve shtetërore.
Tutje nga ky institut kanë thënë se raste të tilla janë edhe një tregues i qartë se pse Kosova në Indeksin Global të Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International vazhdimisht humbet pikë, duke ngelur nën mesataren globale e shumë larg mesatares evropiane në perceptimin e korrupsionit.
“Arrestimi i 10 zyrtarëve shtetëror për korrupsion dhe gjetja e parave të gatshme flasin qartë për mungesën e kontrollit mbi fondet shtetërore dhe mundësinë e abuzimit nga zyrtarët shtetëror për përfitime personale apo për përfitim të personave të tjerë. KDI kërkon nga Prokuroria e Shtetit që në afat sa më të shkurtër të veproj në drejtim të mbledhjes së të gjitha provave dhe që sa më shpejtë të vendos para drejtësisë personat e përfshirë. KDI gjithashtu inkurajon qytetarët të cilët kanë qenë viktima të këtyre abuzimeve nga zyrtarë që kanë punuar në Ministrinë e Bujqësisë përkatësisht në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, t’i raportojnë abuzimet apo dëmet e shkaktuara në Prokurori të Shtetit apo Polici”, thuhet në komunikatën e KDI-së./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






