RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaFutboll
Karriera mbyllet, sfidat nisin – jeta e vështirë e futbollistëve pas pensionimit
Futboll

Karriera mbyllet, sfidat nisin – jeta e vështirë e futbollistëve pas pensionimit

Përfundimi i karrierës në futboll, për shumë sportistë në Kosovë, nuk nënkupton vetëm ndaljen e garave në fushë, por shpesh edhe fillimin e një periudhe të pasigurt dhe të vështirë në jetën profesiona

nga Kaltrina Berila3 gusht 20253 gusht 2025

Përfundimi i karrierës në futboll, për shumë sportistë në Kosovë, nuk nënkupton vetëm ndaljen e garave në fushë, por shpesh edhe fillimin e një periudhe të pasigurt dhe të vështirë në jetën profesionale dhe personale.

Ish-futbollistë që i kanë dhënë fund karrierës së tyre viteve të fundit tregojnë se mungesa e mbështetjes institucionale, pagat e ulëta gjatë karrierës dhe mungesa e përgatitjes akademike janë ndër sfidat kryesore me të cilat përballen lojtarët pas pensionimit.

Ish-futbollisti i Lirisë së Prizrenit Robert Gjeraj, thotë se sportistët përballen me një të ardhme krejtësisht të pasigurt.

“Së pari, problematike është përfundimi i karrierës. Kur të vijë në fund të karrierës është një stres që duhet të mendosh për të ardhmen se çfarë do të bësh dhe sidomos gjenerata ime që kemi përfunduar kemi pasur shumë probleme sepse ne nuk jemi paguar siç po paguhen tani futbollistët dhe mund ta bëjnë një bazë që pas futbollit çfarë të bëjnë kurse ne e kemi pasur shumë probleme me paga në të kaluarën dhe nuk kemi mund ta bëjmë një bazë që të merremi me ndonjë biznes apo me diçka tjetër. Pastaj kur shton këtu që ne nuk jemi shumë të aftë për të bërë punë fizike si dhe nuk kemi mundur të përfundojmë shkolla e fakultete për shkak të futbollit që na e ka marrë kohën kështu që përveç punës si trajner apo ndonjë udhëheqës në klub, atëherë është shumë vështirë ta gjejmë ndonjë punë tjetër”, tha Gjeraj.

Ndërsa ish-futbollisti Samir Sahiti, bën të ditur secili futbollist në Kosovë në vitet e fundit të karrierës së tij fillon të mendojë për një punë të dytë jashtë futbollit.

“Të them të drejtën është pak e vështirë, sidomos fundi i karrierës për shkak se duhet të mendosh në dy apo tri vitet e fundit të karrierës duhet të mendosh se çfarë do të bësh pas karrierës si futbollist por që unë besoj se ka vend për secilin futbollist, sidomos ata që kanë luajtur në nivele pak më të larta dhe kanë pasur suksese në karrierë ka vend edhe ka nevojë futbolli i Kosovës që ata lojtarë të merren me zejen e trajnerit por që kjo varet shumë edhe nga kryesitë e klubeve të cilët besoj se duhet t’iu japin më shumë hapësirë trajnerëve të rinj dhe të kenë më shumë durim me ata… Sigurisht që pas karrierës si futbollistë duhet të orientohemi që ta kemi edhe një punë të dytë jashtë futbollit për shkak se lëre që pagesat nuk janë të mjaftueshme për ta mbajtur familjen, por që edhe kryesitë e klubeve janë shumë të padurueshme, sidomos me ish-lojtarët vendorë apo me trajnerët e rinj, të cilët sapo kanë filluar zejen e trajnerit”, deklaron Sahiti.

Ish-futbollisti i Vëllaznimit, Yll Myrta, thotë se dëshira e secilit futbollist është që pas përfundimit të karrierës të vazhdojë të punojë në fushën e sportit, por ai shton se njeh shumë të tillë që nuk e kanë këtë fat dhe kryejnë punë të tjera të rëndomta.

“Është sfidë në vete puna e futbollistëve, sidomos në Kosovë që e përfundojnë karrierën. Realisht, ka të bëjë pak më shumë me këta futbollistët, të cilët karriera e tyre është pak më e gjatë dhe kur në një moment ata vendosin me ose pa dashje ta lënë futbollin, është sfidë në vete. Besoj, që shumica prej tyre nuk gjejnë angazhim ose për ata është diçka e re pasi që karriera e gjatë në futboll e merr bukur shumë një koncentrim pasi që je i përkushtuar vetëm te futbolli…Ka shumë prej tyre që realisht nuk kanë vazhduar me atë se çfarë e dëshirojnë, secili prej tyre jam i bindur se kanë dëshirë krahas karrierës së gjatë që e kanë, dëshira e tyre është për të punuar prapë në anën sportive, me pozicione të ndryshme në sport por shumica e tyre nuk e gëzojnë këtë fat, shumica merren me punë të rëndomta që nuk di t’i përcaktojë, por mendoj që është sfidë e madhe në Kosovë që kjo iu ndodh futbollistëve”, tha Myrta.

E për ta lehtësuar këtë situatë, Gjeraj kërkon që shteti dhe Federata e Futbollit të ofrojnë pagë për ish-futbollistët.

“Unë mendoj që edhe futbollistët e gjeneratës së sakrificës por edhe që janë duke ardhur duhet ta kenë një përkrahje edhe nga shteti edhe nga federata sepse e kemi sakrifikuar, jo vetëm ne, por çdo gjeneratë që ka ardhur prej pas luftës por edhe para luftës kanë sakrifikuar që të vijë ky futboll që jemi sot, që të luajmë në Evropë dhe të luajmë lirshëm. Kështu që unë mendoj se duhet të mbrohen, duhet ta kenë një bazë, një përparësi sepse ndoshta 90 për qind e futbollistëve nuk janë të aftë edhe të punojnë për shkak të lëndimeve që i kemi marrë…Unë kam thënë si veteranët e futbollit, si veteranët e UÇK-së që paguhen, duhet edhe veteranët e futbollit ta marrin një pension që të kenë vullnet edhe ata që gjeneratat e reja t’i mësojnë dhe t’ua tregojnë rrugën e suksesit”, thekson Gjeraj.

Ish-futbollistët konsiderojnë se kjo temë shtron nevojën për politika të mirëfillta që trajtojnë me seriozitet tranzicionin e futbollistëve drejt jetës pas sportit./kp

Temperatura përvëluese sot në Kosovë
LAJMI TJETËR →
Temperatura përvëluese sot në Kosovë

Lexo edhe

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

9 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

12 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

16 min më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

2 orë më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

11 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

13 orë më parë