
Kaosi në Kuvend, PS-ja kërkon përjashtimin e 7 deputetëve të tjerë të opozitës
Partia Socialiste për shkak të kaosit ka kërkuar nga Kuvendi përjashtimin e shtatë deputetëve të tjerë të opozitës. Vendimi pritet të jepet sot në orën 16:00. Deputetët për të cilët është kërkuar përj
Partia Socialiste për shkak të kaosit ka kërkuar nga Kuvendi përjashtimin e shtatë deputetëve të tjerë të opozitës.
Vendimi pritet të jepet sot në orën 16:00.
Deputetët për të cilët është kërkuar përjashtimi janë: Ervin Salianji, Bledjon Nallbati, Asllan Dogjani, Lefter Gështenj, Isuf Çelaj, Luan Baçin dhe Xhelal Mziu.
Më herët komisariati i etikës ka marrë vendimin për përjashtimin me dhjetë ditë të deputetëve: Sali Berisha, Flamur Noka, Eldo Hoti, Gazmend Bardhi, Albana Vokshi, Edi Paloka.
Vendimi për përjashtimin e deputetëve është marr pas trazirave të shkaktuara në Kuvend, ku janë hedhur tymuese ndërsa opozitarët kanë vijuar aksionin e tyre, duke e bërë të pamundur zhvillimin e një seance normale.

Më të fundit
Të gjitha →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt





