RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaArt
🎨 Art

Kalaja e Tetovës e lënë pas dore! Shehapi: Kalaja duhet t’i takojë vakëfit e jo Kishës Ortodokse

Nga pamjet shihet se kalaja e Tetovës është lënë pas dore nga autoritet dhe se me vite askush nuk kujdeset për të. Historiani i artit, Behuxhedin Shehapi tha se kjo kala ka filluar të ndërtohet nga ba

nga Egzona Mehmeti11 shtator 202211 shtator 2022

Nga pamjet shihet se kalaja e Tetovës është lënë pas dore nga autoritet dhe se me vite askush nuk kujdeset për të.
Historiani i artit, Behuxhedin Shehapi tha se kjo kala ka filluar të ndërtohet nga babai i Abdurahman Pashës dhe se ndërtimi më intenziv ka filluar në vitin 1821.

“Në këtë tokë më saktësisht në vitin 1821 Abdurahman pasha i cili ka qen pasha i Tetovës ose Guvernator i Tetovës  vazhdoi ndërtimin të cilin e ka filluar babi i tij Rexhep pasha  i cili vdes në vitin 1821 dhe këtë punë  e vazhdoi Abdurahman Pasha dhe e bën një kompleks shumë të madh me shumë objekte. Një objekt me nëntë kulla me dy porta hyrëse, që ne sot e quajmë portën e Tetovës dhe portën e Luanëve në drejtim të fshatit Llacë. Kemi tre shtëpi rezidenciale,  një saraj të pashait, kuzhinën ushtarake ose imaretin që ka qen në shërbim dhe të mysafirëve apo vizitorëve të rastit në atë kohë“, tha Behuxhedin Shehapi.
Sipas Shehapit, kjo kala është rrënuar nga Sulltani për shkaqe sigurie, ndërsa shumë objekte në Tetovë  janë ndërtuar nga materiali që është marrë nga kjo kala.
“Ai detyrohet ta rrënon këtë sepse kala për shkak se ka fundi i pjesës së parë të shekullit 19. Me urdhër të sulltanit të gjitha kalatë në këtë vilajet rrënohen për shkaqe sigurie. Kalaja në fillim të shekullit 20 me të madhe rrënohet, por edhe ka shumë vjedhje të materialit ndërtimor.  Në Tetovë shumë objekte, ndërtesa, rrugë, por edhe kisha e Shën Kirilit edhe Metodit  është ndërtuar me material ndërtimor që është marr nga kalaja”, pohoi Behuxhedin Shehapi.
Shehapi është i bindur se shkaqet kryesore për lënien  pas dore të kalasëë janë çështjet pronësore juridike.
“Mjerim, unë mendoj se edhe institucionet edhe shtetërore por edhe lokale  kanë një neglizhencë të trashëgimisë sonë kulturore  edhe lokalitetit arkeologjik. Dhe për fat të keq është lënë pas dore, jam thellë i bindur se njëri nga shkaqet  shumë të rëndësishme ose kryesore për lënien   pas dore  është çështje pronësore juridike.  Siç dihet në fillim të demokracisë ky objekt i është dhen në pronësi të Kishës Ortodokse Maqedonisë,  unë nuk dijë në bazë të çfarë dokumentacion apo  dokumenteve  historike që janë qenë rëndësishme që ti jepet , a dihet se një regjistër për popullatën në shekullin 15 përkatësisht në vitin 1455 që unë e zbulove në arkivin e Stambollit, flet për një kala në atë kohë kur ka ekzistuar edhe imam ku për shërbimet e veta ka marr 14 mijë akçe mujore, që do të thotë në këtë kala para Abduraman pashës ka ekzistuar xhami me imam , a në anën tjetër vakëfi Abdurman Pashës në aspektin juridik  nëse duhet të ketë ndonjë pronar është vakëfi apo familja Abduraman Pashës”, pohoi Behuxhedin Shehapi.
Ky nuk është lokacioni i vetëm që është lënë në këtë gjendje. Vetëm 50 metra më tutje njësoj është edhe lokacioni arkeologjik i quajtur Hisar. Në atë lokacion janë gjetur mbetje nga koha ilire, ose qyteti i Oaneumit, shkruan TV21./21Media

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
LAJMI TJETËR →
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

Lexo edhe

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

1 min më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

1 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

16 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

2 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

2 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

4 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

4 orë më parë