RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaLajm i perditesuar
Kabineti i kryeministrit të parë shqiptar Talat Xhaferi
📰 Lajm i perditesuar

Kabineti i kryeministrit të parë shqiptar Talat Xhaferi

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani ka publikuar foto në rrjetet sociale të kabinetit qeverisës të kryeministrit të parë shqiptar Talat Xhaferi. Qeveria teknike e drejtuar nga Talat

nga Venera Grabanica28 janar 202428 janar 2024

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani ka publikuar foto në rrjetet sociale të kabinetit qeverisës të kryeministrit të parë shqiptar Talat Xhaferi.

Qeveria teknike e drejtuar nga Talat Xhaferi, me mandat 100 ditor, u votua sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut me 65 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim.

Deputetët e opozitës, siç ishte paralajmëruar, nuk votuan për zgjedhjen e mandatarit dhe Qeverisë së re.

Në prezantimin e tij, Xhaferi tha se prioritet në mandatin e tij do të jetë zbatimi i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të ndershme dhe demokratike, sundimi i ligjit dhe respektimi i Kushtetutës, si dhe promovimi i marrëdhënieve strategjike me BE-në, SHBA-të dhe NATO-n.

Kabineti i Talat Xhaferit përbëhet nga: Zëvendëskryeministër i parë për Eurointegrime – Bojan Mariçiq, zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike – Fatmir Bytyqi, zëvendës kryeministër për Qeverisje të mirë – Slavica Grkovska, zëvendëskryeministër dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive – Artan Grubi, zëvendësministër Xhabir Doko, ministër i Punëve të Brendshme – Pançe Toshkovski, zëvendësministër plotësuses Mitko Bojmacliev, zëvendësministër  Nazim Bushi.

Ministër i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, zëvendësministre  Fatmire Isaki, ministër i Mbrojtjes – Slavjanka Petrovska, zëvendësministër Tiron Jajaga, ministër i Financave – Fatmir Besimi, zëvendës ministër plotësuses Elena Petrova, zëvendës ministër Filip Nikolovski, ministër i Ekonomisë – Kreshnik Bekteshi, zëvendësministër Zoran Manevski.

Ministër i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, zëvendësministre Maja Manoleva, ministër i Kulturës – Bisera Kostadinovska Stojçevska, zëvendësministër Daim Luçi, ministër i Arsimit dhe Shkencës – Jeton Shaqiri, zëvendësministër Agim Nuhiu, ministër i Transportit dhe Lidhjeve – Blagoj Boçvarski, zëvendësministër Bekim Rexhepi.

Ministër i Vetëqeverisjes Lokale – Risto Penov, zëvendësministër Zoran Dimitrovski, ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor – Kaja Shukova, zëvendësministër Hristina Oxhalieska, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratë – Azir Aliu, zëvendësministër plotësues Stefan Andonovski, zëvendësministër Aleksandar Bajdevski, ministër i Drejtësisë – Krenar Lloga, zëvendësministër Viktoria Avramovska Madiq, ministër i Punës dhe Politikës Sociale – Gjoko Velkovski, zëvendësministër plotësues Jovanka Trençevska, zëvendësministër Enver Husejn dhe ministër i Bujqësisë – Lupço Nikolovski, zëvendësministër plotësues Cvetan Tripunovska dhe zëvendësministër Vjollca Berisha.

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
LAJMI TJETËR →
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

Lexo edhe

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

1 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

6 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

59 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

59 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

2 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

4 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

4 orë më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

13 orë më parë