Joe Biden bën betimin si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Joe Biden sapo ka bërë betimin e tij në Capitol Hill. Ai u betua me asistim të kryetarit të Gjykatës së Lartë John Roberts. Biden bëhet zyrtarisht presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara. “Beto
Joe Biden sapo ka bërë betimin e tij në Capitol Hill.
Ai u betua me asistim të kryetarit të Gjykatës së Lartë John Roberts. Biden bëhet zyrtarisht presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara.
“Betohem solemnisht se do ta përmbush me besnikëri detyrën time si president i Shteteve të Bashkuara dhe se do ta ruaj dhe mbroj më së miri Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara. Me ndihmo, Zot”, tha Biden.
Biden, 78 vjeç, është presidenti më i vjetër amerikan që merr detyrën.
Ai i ka fituar zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, 2020, kundrejt presidentit të deritanishëm, Donald Trump. Kongresi e ka miratuar fitoren e tij më 6 janar./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro





