Jashari: Muaji nëntor është muaji i sakrificës dhe lavdisë
Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari muajin nëntor e ka quajtur muaj të lavdisë, kthesës, e sakrificës. Ai sot ka thënë se falë sakrificës së familjes së tij dhe shumë dëshmorëve, sot Kosova është e l
Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari muajin nëntor e ka quajtur muaj të lavdisë, kthesës, e sakrificës. Ai sot ka thënë se falë sakrificës së familjes së tij dhe shumë dëshmorëve, sot Kosova është e lirë.
Jashari në përvjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe daljes në skenë të UÇK-së, ka bërë homazhe në kompleksin ku prehen trupat e më shumë se 50 anëtarëve të familjes Jashari.
”Falë tyre neve sot jemi të lirë e që kjo datë dhe ky muaj është muaji i sakrificës, muaji i lavdisë, i kthesës së shqiptarëve ndërshekuj për liri. Ne si shqiptarë të Kosovës, falë UÇK-së në qershor të 99 arritëm të kurorëzojmë këtë liri. Është obligim institucional e moral për ne të gjithë që të jemi më afër njëri-tjetrit dhe bashkarisht ta ndërtojmë e zhvillojmë këtë vend, ashtu siç është më së miri dhe siç e deshën dëshmorët”, ka thënë Jashari.
Në familjen Jashari më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, kishin rënë heroikisht 59 anëtarë të familjes, përfshirë edhe komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jasharin.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






